Cikloni Kiara do të godasë Europën Perëndimore në fundjavë duke shkaktuar mot ekstrem me stuhi ere dhe shiu.
Era që pritet të shoqërojë Kiarën do të jetë me shpejtësi 130 km/h ndërsa reshjet e shiut priten të jenë mbi 100 milimetra gjatë 24 orëve. Vendet që parashikohen të goditen më shumë janë Britania, Franca, Belgjika dhe Holanda.
Për shkak të temperaturave të larta në zonat perëndimore të Europës, priten rrebeshe shiu, stuhi breshëri dhe shumë më pak dëborë.
Kjo stuhi pritet të zhvendoset në qendër të Europës duke arritur në brigjet e Ballkanit Perëndimor mesjavën e ardhshme. /Opinion.al