Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar pas vrasjes së ambasadorit rus në Anarka.
“Do të krijojmë një ekip të përbashkët hetimi me Rusinë për vrasjen e ambasadorit”, citohet Erdogan nga agjencia e shtetërore turke e lajmeve, Anadoll.
Më herët, është raportuar se Erdogan ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me homologun e tij rus.
Ambasadori i Rusisë Andrey Karlov ka ndërruar jetë në spital pasi iu bë atentat në një galeri arti në Ankara.
Karlov u qëllua nga një militant i dyshuar i ISIS gjatë kohës që po mbante fjalim në ekspozitën e pikturave.