Bota

Erdogan kritikon sërish sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:44 - 07/09/22 |
Opi Nion

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar Perëndimin për të dytën ditë radhazi, duke thënë se nuk është dakord me sanksionet e tij të vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

“Nuk ka nevojë të rendit emrat, por mund të them qartë se nuk e shoh të saktë qëndrimin që po miraton Perëndimi,” tha Rexhep Tajip Erdogan në një konferencë shtypi në Beograd.

“Për shkak se ekziston një Perëndim që udhëheq një politikë të bazuar në provokim, nuk do të jetë e mundur të arrihet një rezultat”.

Ndër të tjera, Erdogan shtoi se vendet nuk duhet të nënvlerësojnë Rusinë.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin më herët kërcënoi se do të ndalonte të gjitha furnizimet me gaz në Evropë nëse BE-ja kalonte kufirin e çmimit të propozuar.

Ky veprim do të rriste rrezikun e racionimit të furnizimit me gaz në disa nga vendet më të pasura të botës këtë dimër.

Ndërkohë, ditën e djeshme, Erdogan tha se Evropa “po korr atë që mbolli” sa i përket krizës së energjisë./Opinion.al

Pas