Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka pranuar ftesën e Moskës për të marrë pjesë në samitin Brics në Rusi në tetor, organizatë e ekonomive në zhvillim e themeluar në vitin 2009, e cila përfshin Brazilin, Kinën, Egjiptin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Etiopinë, Indinë, Iranin, Rusinë dhe Afrikën e Jugut.
Kjo është raportuar nga versioni turk i Sputnik, duke cituar Yuri Ushakov, këshilltar i presidentit rus, Vladimir Putin.
Sipas Bloomberg, muajt e fundit Ankaraja ka aplikuar zyrtarisht për t’u bashkuar me Brics, për shkak të mungesës së progresit në negociatat e anëtarësimit të Turqisë me Bashkimin Evropian.
Në përgjigje të këtij artikulli të Bloomberg, Ankaraja ka konfirmuar zyrtarisht se dëshiron t’i bashkohet Brics, organizatës së ekonomive në zhvillim që tashmë përfshin Brazilin, Kinën, Egjiptin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Etiopinë, Indinë, Iranin, Rusinë dhe Afrikën e Jugut.
“Presidenti ynë ka thënë disa herë se ne duam të bëhemi anëtar i BRICS. Nëse ka zhvillime konkrete për këtë, ne do t’indajmë ato”, tha Omer Celik, zëdhënës i partisë AKP të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, raporton HaberTurk.