Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Enver Hoxha ishte një homoseksual, një paranojak dhe vrasës…”

2017/07/05 at 1:41 PM
në -Kulturë, Komente, Life Style
Kohë leximi: 4 min
A A
Foto/ Shikoni si duket sot makina e blinduar e Enver Hoxhës

30 vjet më parë arratisja e një përkthyesi të ATSH-së tronditi sistemin komunist dhe kupolën e lartë të Partisë së Punës. Ajo që bëri bujë nuk ishte arratisja e tij, pasi arratisje ndodhnin thuajse çdo vit e çdo muaj, në të katër anët e vendit, por më shumë bënë bujë deklaratat e të arratisurit, që mbushi shtypin grek fillimisht, dhe më pas atë italian, deklarata që kishin të bënin me jetën private të ish – diktatorit: “Udhëheqësi shqiptar Enver Hoxha ishte një homoseksual, një paranojak dhe vrasës…”


Shtypi grek u mbush me këto deklarata në fillim të muajit nëntor 1987.

Njëra pas tjetrës gazetat greke “Akropolis”, e datës 14 nëntor 1987, “Vradhini”, e 15 nëntorit 1987, etj. dhe më pas ato italiane “Il Mesaxhero”, “La Stampa”, “Corriere della sera”, “La Republika” etj. shqetësuan seriozisht Tiranën.

Ja si qëndronte ngjarja:

Ilir Bulka, punonjës në ATSH, përkthyes i telegrameve e agjencive të huaja, që i dedikoheshin personalisht Enver Hoxhës, ishte arratisur nga Shqipëria më 26 shtator 1987, kur po shoqëronte ekipin e “Vllaznisë”, në rolin e përkthyesit.

Me 26 shtator ai po udhëtonte me ekipin e futbollit “Vllaznia” nga Tirana për në Maltë, ku do të zhvillohej ndeshja me ekipin vendas.

Në kthim, aeroplani u ul në Athinë dhe ekipi u vendos në hotel “Albatros”.
Mbasdite, përkthyesi 38-vjeçar që e fliste anglishten dhe frëngjishten në mënyrë të shkëlqyer, iku me kujdes nga hoteli, u fut në një taksi dhe u drejtua në polici ku kërkoi strehim politik.

Gjatë nëntorit 1987 Ilir Bulka, me një guxim të admirueshëm, do të zbërthente figurën e Enver Hoxhës, ashtu siç e konceptonte ai, në disa artikuj që janë botuar në Greqi dhe Itali.

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë si dhe Komiteti Qendror i PPSH-së kanë qenë të alarmuar nga informacionet që vinin nga përfaqësuesit e tyre.
Ngaqë nuk kishin çfarë t’i bënin Ilirit, u mendua të internonin familjen e Ilir Bulkës në Tiranë.

“Kisha 10 vjet që planifikoja të ikja, por nuk gjeja rastin.

Thashë të pres sa të vdesë Hoxha e të shoh se mos ndryshon situata, por e pashë se nuk ekziston as edhe një fije lirie.

Ekonomia është në gjendje shumë të keqe. Në treg mungojnë të gjitha. Në janar – vjet – pashë se nuk ka asnjë shprese dhe mora vendimin që të arratisem.

Hoxha ishte homoseksual. Këtë e dinë mirë njerëzit e oborrit të tij, por edhe shumë të tjerë që e patën njohur qysh kur ishte për studime në Paris.

Është sikur të kemi dalë nga burgu.

Preferojmë më mirë të vrasim veten se sa të kthehemi mbrapsht. Ju lutemi të na jepni strehim politik në Greqi”, kishte deklaruar Bulka.

Pak e shumë ishin të njëjtat deklarata që kishte bërë Bulka dhe që gazetat i kishin marrë e rimarrë.

Botimet italiane ju referoheshin atyre greke. Ja për çfarë e akuzonte Bulka diktatorin Hoxha. Për lexuesin paraqesim vetëm një pjesë nga shkrimi i gazetës “Il Mesaxhero”, e datës 11.11.1987.

Gazeta boton një artikull me titull: “Zbulimet/ Enver Hoxha ishte homoseksual, paranojak dhe vrasës’” dhe me nëntitull: “Ish-sekretari personal i udhëheqësit të ndjerë të Tiranës, i arratisur në Athinë, akuzon: i vrau vetë ministrat – dashnorë të tij’”, pa emër autori.

Athinë – Udhëheqësi i ndjerë shqiptar, Enver Hoxha, ishte një homoseksua1 që i fshihte prirjet e tij, dhe për këtë arsye u bë paranojak dhe vrasës; ai vrau me duart e tij shumë nga viktimat e tij.

Këtë e pohoi dje, në një intervistë dhënë agjencisë amerikane UPI, Ilir Bulka, 38 vjeç, i cili për shumë vjet ishte bashkëpunëtor i Hoxhës, për të cilin çdo ditë përgatiste një përmbledhje të lajmeve kryesore nga bota. Bulka kërkoi strehim politik në Athinë, në shtator të këtij viti, ndërkohë që po kalonte tranzit në aeroportin e Athinës bashkë me një skuadër shqiptare futbolli që do të zhvillonte një ndeshje jashtë shtetit.

Duke folur për Hoxhën, Bulka tha se paranoja e tij u shtua sa më shumë që ai plakej dhe e çoi atë deri aty sa te ndalonte këngët e dashurisë, poezitë popullore dhe kërcimet e balerinëve meshkuj e femra në televizionin shqiptar. Bulka pohoi me pas se “homoseksualiteti i Hoxhës, për të cilin e shoqja ishte në dijeni, ishte një sekret që e dinin zyrtarët më të lartë komunistë të vendit. Të kundërshtoje marrëdhëniet me Hoxhën ishte njëlloj si të dënoheshe me vdekje. Paranoja e tij u shtua me moshën bashkë, duke bërë që ai të vriste shumë nga dashnorët e tij pasi i kishte detyruar të hynte në marrëdhënie seksuale me ta”.

Bulka pohoi pastaj se Hoxha insistonte personalisht që të njihej me të gjithë shkrimtarët, poetet dhe kompozitorët e rinj shqiptarë meshkuj në apartamentin e tij luksoz në Tiranë. Dëshironte që të bisedonte me të gjithë intelektualët e rinj meshkuj shqiptarë për t’u siguruar se ata nuk përbenin kërcënim ndaj autoritetit të tij, por edhe sepse kërkonte dashnorë.

Në intervistë, Bulka i bëri elozhe me pas udhëheqjes së tanishme komuniste shqiptare, duke thënë se udhëheqësi i ri Ramiz Alia “po kërkon të pakësojë me ngadalë influencën e pasueseve të Hoxhës në vend, por, ashtu si udhëheqësi sovjetik Gorbaçov, ka shumë armiq të rrezikshëm”.

Enver Hoxha vdiq në prill 1985 në moshën 76-vjeçare, pasi kishte udhëhequr për 40 vjet vendin më të varfër e më të izoluar te Evropës me metoda të ashpra staliniste dhe duke e mbajtur atë rreptësisht të izoluar. Sipas Bulkës, “vrasjet e miqve të tij në qeveri, që i kryente me gjakftohtësi, dhe spastrimet e tmerrshme vinin për shkak te grindjeve midis dashnorëve me huqe ose ishin krime ne bazë të të cilëve ishte pasioni”. Hoxha bënte rregullisht spastrime në gjirin e udhëheqjes komuniste shqiptare dhe “vrau vetë Ministrin e Mbrojtjes Beqir Balluku dhe kryeministrin e tij Mehmet Shehun”, përfundoi Bulka.

***
Deklaratat se Nexhmija ishte në dijeni të homoseksualitetit të Enver Hoxhës dhe se ky ‘ves’ i këtij të fundit kishte ndikuar në të gjitha zhvillimet e vendit, u hodhën edhe më vonë, pas vitit 1991. Por askush nuk provoi apo solli ndonjë dëshmi. Nuk dihet se çfarë ndodhi me këtë emigrant, i cili, pas vitit 1991, kur ra sistemi komunist, nuk u “bë i gjallë, as në media e as me ndonjë libër për të vërtetuar akuzat e tij. Thjesht kjo ka ngelur një ngjarje e largët, e 30 viteve më parë, por që tronditi seriozisht sistemin komunist./Politiko



Ju sugjerojmë

Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë
Life Style

Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë

8 Dhjetor, 2025 10:01 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

7 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Studimi/ Një javë “detoksifikim” nga rrjetet sociale përmirëson shëndetin mendor
Life Style

Studimi/ Një javë “detoksifikim” nga rrjetet sociale përmirëson shëndetin mendor

4 Dhjetor, 2025 4:06 pm
Si po hyn AI në botën materiale përmes robotëve të zgjuar
Life Style

Si po hyn AI në botën materiale përmes robotëve të zgjuar

1 Dhjetor, 2025 1:05 pm
Punoi me 2 turne për të krijuar agjentë me AI, zëvendësohet nga krijesa e tij
Life Style

Punoi me 2 turne për të krijuar agjentë me AI, zëvendësohet nga krijesa e tij

30 Nëntor, 2025 3:21 pm
“Shpati ishte një zemër e bardhë”, këngëtari përcillet të dielën në banesën e fundit
-Jetë dhe Stil

“Shpati ishte një zemër e bardhë”, këngëtari përcillet të dielën në banesën e fundit

29 Nëntor, 2025 3:35 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 29 Nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

29 Nëntor, 2025 12:19 pm
Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare
Life Style

Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare

26 Nëntor, 2025 12:28 pm
NASA zbulon një gur në Mars që nuk i përket atij planeti
Life Style

NASA zbulon një gur në Mars që nuk i përket atij planeti

24 Nëntor, 2025 12:16 pm
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 23 nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

23 Nëntor, 2025 12:19 pm
Para
U përfol për lidhje mes tyre, ja urimi i Gencit për ditëlindjen e Eni Koçit !

U përfol për lidhje mes tyre, ja urimi i Gencit për ditëlindjen e Eni Koçit !

Zgjedhjet/ Basha hidhet në sulm: PS, LSI, PDIU blenë votat. Bandat vepruan me mbështetje shtetërore

Zgjedhjet/ Basha hidhet në sulm: PS, LSI, PDIU blenë votat. Bandat vepruan me mbështetje shtetërore

Rrëzohet kërkesa për sekuestrimin e pasurisë së Alfred Pezës

Shpëton pasuria e Alfred Pezës
















TE FUNDIT

Atentati ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar

Atentati ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar
8 Dhjetor, 2025

Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim një tjetër person, i cili dyshohet si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit...

Lexo më shumë

8 dhjetori, Berisha: Jemi sërish në diktaturë, të rinjtë do ta përmbysin Ramën

8 dhjetori, Berisha: Jemi sërish në diktaturë, të rinjtë do ta përmbysin Ramën
8 Dhjetor, 2025

PD bëri homazhe në bustin e Azem Hajradit në Qytet Studenti duke kujtuar 8 dhjetorin e studentëve të vitit 1990, lëvizje...

Lexo më shumë

Emri/ Goditet me thikë në pjesën e kokës 26-vjeçari në Vlorë

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
8 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një 26-vjeçar është goditur me thikë në pjesën e kokës. I...

Lexo më shumë

Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë

Vajza e Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë
8 Dhjetor, 2025

Vajza e Donald Trump, Ivanka Trump ka bërë në rrjete sociale tre libra që po lexon që kanë të bëjnë për Shqipërinë dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com