Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Enver Hoxha” i Blendi Fevziut, në faqet e revistës prestigjoze “Literary Review”

2017/02/26 at 7:23 PM
në -Kulturë, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
“Enver Hoxha” i Blendi Fevziut, në faqet e revistës prestigjoze “Literary Review”

“Literary review ”, një nga revistat më prestigjoze ne botë për botimet dhe librat, në edicionin e saj të muajit Tetor i ka dedikuar një shkrim të gjatë dhe një analizë librit “Enver Hoxha” të gazetarit Blendi Fevziu, përkthyer në anglisht në titullin “Enver Hoxha- The Iron Fist of Albania”.


Revista që botohet prej vitit 1979 me qendër në Londër, gjithashtu ka pozicionuar në faqen e saj të parë artikullin mbi librin “Enver Hoxha”, të cilin po e sjellim të plotë më poshtë.

***

Judith Vidal- Hall

I fundit i stalinistëve

Shkrimtarët e udhëtimeve janë duke e rekomanduar Shqipërinë si destinacionin e nxehtë turistik, por cfarë dimë ne për këtë vend të lashtë? Gjen luksin dhe shqetësimin nga njëra anë dhe liri, jetë të vështirë e papastërti në anën tjetër.

Rrethuar nga mure te hekurta malesh, karakterizuar nga tipare te egra peisazhesh të ashpra, shkëmbinj dhe humnera, gremina dhe lumenj, në pamjen më të ashpër dhe të ftohtë që kam parë ndonjëherë.

Kështu e përshkruante Edward Lear, atë që aso kohe ishte një vend i panjohur dhe misterioz në shkrimin e tij “Journals of a Landscape Painter in Albania” (1851).

Edward Gibbon, gjysmë shekulli më herët e quajti atë “një vend me pamjen e Italisë, që është më pak i njohur se pjesa qendrore e Amerikës”.

Këto vëzhgime nuk janë të papërshtatshme edhe sot. Në fund të regjimit të tij 40-vjecar, në vitin 1985 shoku Enver Hoxha, i fundit i linjës së ashpër të Stalinistëve e kishte kthyer Shqipërinë në një labirinth të errët, pas një muri të hekurt.

Ndikimet afatgjata të regjimit të tij diktatorial ndjehen ende sot. Madje edhe elita komuniste ( ndoshta pjesa më e madhe e tyre)  jetuan në një gjendje frike, e lidhur përjetësisht me paranojën dhe psikopatinë e liderit të tyre. Të paktë qenë ata që shpëtuan.

Shpesh e konsideruar edhe si Korea Veriore e Adriatikut, Shqipëria iu nënshtrua regjimit më të ashpër dhe brutal të komunizmit në Europë. Sipas disa të dhënave, më shumë se njëqind mijë njerëz humbën jetën ose kaluan dekada të tëra në burg dhe internim (popullsia totale në vitin 1985 ishte tre milionë).

“Emver Hoxha” i Blendi Fevziut, i përkthyer shumë bukur nga Majlinda Nishku, i bën të gjitha këto fakte mjaft të qarta. Ai është një plus më tepër në numrin e limituar të botimeve të kohës së Shqipërisë moderne në gjuhën agleze.

Kërkimet e thella në arkivat shtetërore të hapura së fundi dhe intervista me ata që e njihnin diktatorin, por që deri tani nuk kanë dashur të flisnin, ndërtojnë imazhin e një njeriu të vetmuar, por me ide të qarta gjatë gjithë jetës.

I lindur në vitin 1908 në qytetin e Gjirokastrës në një familje modeste dhe pa ndonjë formim të lartë domethënës (edhe pse ai ndoqi klasa  në universitete të ndryshme të Francës ) ngjitja e Hoxhës në krye të Partisë Komuniste Shqiptare nisi si një rastësi.

Ai u ftua në takimin themelues të partisë në vitin 1941 si një nga shtatë anëtarët e Komitetit Qendror të Përkohshëm, për faktin se ishte muslimani i vetmi përfaqësues i komunitetit më të madh fetar në vend.

Fevziu e paraqet këtë si kredencialin primar të Hoxhës duke shtuar se deri në atë kohë, cdo përfshirje në lëvizjen komuniste ishte rastësore dhe jo domethenëse.

Në nëntor të vitit 1944 pas luftimeve të komunistëve partizanë dhe largimit të gjermanëve, ai hyri në Tiranë si drejtuesi i rrebelëve fitues dhe shumë shpejt u vu në krye të qeverisjes.

Për 40 vitet që do të vinin ai nuk do të kishte të ndalur. Dhe sa më shumë që ai ngrihej, aq më shumë vendi izolohej.

Aleatët e vjetër ishin braktisur, mes të cilëve edhe Jugosllavia që kishte ndihmuar ngritjen e tij në pushtet dhe pas vdekjes së Stalinit dhe fjalimit të Hrushovit në vitin 1956, edhe Rusia.

Pa miq jashtë kufijve dhe me armiq imagjinarë brenda e jashtë tyre, paranoja zuri vend. Ajo u manifestua në mënyrë të dukshme ne ndërtimin e  700.000 bunkerëve që Hoxha ngriti në të gjithë vendin. Ata janë ende aty duke “ngritur kokë” në vende të cuditshme përgjatë rivierës shqiptare, në sipërfaqet e larta të shkëmbinjve dhe në periferi të qyteteve.

Përvecse si stalla apo hambarë të improvizuar ata nuk kanë shërbyer për asgjë tjetër.

Brenda vendit vijuan valë të tjera spastrimesh dhe terrori për kritikët dhe anëtarët e Partisë Komuniste.

Deri në vdekjen e Hoxhës në vitin 1985, vetëm njëri nga të gjithë shokët e tij themelues të Partisë në vitin 1944 kishte arritur të mbijetonte.

Fevziu jep fakte të mjaftueshme për të gjitha këto, por Hoxha në vetvete mbetet i hijëzuar.

Ai ishte një student që nuk binte në sy dhe hapi një dyqan cigaresh në Tiranë, përpara se të niste karrierën politike.

I ashpër, xheloz dhe vazhdimisht i pasigurt, ai eleminoi në mënyrë sistematike miqtë e tij brenda konmunitetit më të ruajtur në Tiranë, njohur si Blloku, zonë që u popullua eksluzivisht nga elita qeverisëse.

Thuhet se ai ka patur një bibliotekë të gjerë, duke pëfrshirë edhe shumë libra të ndaluar për pjesën tjetër të popullsisë, ndërsa zhdukej për orë të tëra të lexonte “Le  monde”, gazetën e tij të preferuar që nga koha që ishte student në Paris, apo Agatha Christie, leximi i tij i preferuar.

Ne mësojmë pak më shumë për Hoxhën teksa Fevziu zbret në një prezantim të gjerë përsëritës faktesh kundër tij.

Kjo nuk është për të vënë në diskutim as të dhënat dhe as prezantimin e Hoxhës si një djall. Por balanca e faqeve është e njëanshme. “Enver Hoxha” ka mungesë konteksti ose background-i.

Ku janë njerëzit e vuajtur, por të papërmbajtshëm të Shqipërisë? Ku është ekonomia dhe fshati në këtë vend kryesisht rural? Ku janë personalitetet rreth Hoxhës, vec viktimave?

Ndonëse është e vërtetë që në fund të komunizmit në Shipërinë e vitit 1991, gjendja ekonomike ishte e njëjtë me atë të Afrikës sub-Sahariane ne nuk na thuhet asgjë për vendin e trashëguar nga qeverisja e Hoxhës dhe për cfarë është arritur në këtë situatë dëshpëruese.

Vendi që komunistët gjetën ishte një mozaik i varfër feudal, që Musolini e kishte pushtuar në fillim të vitit 1939, në kërkim të një perandorie më të gjerë.

Pas humbjes së italianëve në vitin 1943, ushtria gjermane mori kontrollin e vendit, por me terheqjen e saj në veri, la humbje në zona të tëra.

Në vitin 1945 Shqipëria ishte  në prag të rrënimit dhe urisë. Nën regjimin  Hoxhës u ndërtuan rrugë dhe hekurudha, u ndërtuan spitale dhe u vendos sistemi shëndetësor për të gjihë, kënetat u thanë, malarja u eleminua dhe u bë një hspërndarje e gjerë e tokave tek fshatarët, pavarësisht protestave.

Por nga të gjitha projektet e Hoxhës, eleminimi i suksesshëm i analfabetizimit në të gjithë vendin dhe ngritja e statusit të gruas në atë që  mund të ishte vendi më patriarkal në Europë, mund të konsiderohen si trashëgimia e tij më afatgjatë.

Më pas, kolektivizimi në masë i agro-kulturës eleminoi benefitet e shpërndarjes së tokës.  Pamja arkaike e tokave dhe femrave të sotme rripa-rripa, është dëshmi e këtij dështimi.

Në fund të regjimit komunist në Shqipëri në vitin 1991, vendi ishte sërish në prag të rrënimit dhe urisë, popullsia e tij u kthye ne dëshmitar të heshtur i klimes se instaluar nga syri vëzhgues i sigurimit, që ngriti një rrjet survejimi në të gjithë vendin e që rivalizonte me Stas-in.

Nëse duam të mësojmë më tepër mbi këtë argument duhet t’i referohemi një burimi tjetër.

Novelat e shkrimtarit më të njohur shqiptar Ismail Kadare flasin për jetën nën regjimin e diktatorit më shumë se librat me këtë subjekt që kanë dalë pas vdekjes së tij. Në veprën e Kadaresë, legjenda, fabula dhe historia janë listuar me ironi, satirë dhe humor për të portretizuar gjendjen e vendint, nën regjimin e diktatorit.

Në një vend ku Einesi kaloi për të shkluar në Trojë dhe ku ilirët luftuan grekët dhe romakët për të fituar pavarësinë, ka një histori të pasur.

“Pallati i Ëndrrave” është konsideruar si kryevepra e Kadaresë. Në pallatin e tyre të ruajtur dhe të mbyllur, një kastë sekrete burokratësh monitoronin ëndrrat e qytetarëve në shtetin e Perandorisë Osmane. Koshienca e fshehur e një kombi të tërë është e ekspozuar ndaj hetimit dhe ëndërruesit e pafat u nënshtrohen dënimeve të qeverisë. Kjo vepër paraqet paranojën, fiksimin e survejimit dhe dhe hakmarrjen drakoniane të diktatorit më të pashoq të shekullit XX në mënyrë më goditëse se cdo histori apo biografi.

revista  libri

Etiketa: blendi fevziudiktaturaenver hoxhaLiterary reviewthe iron fist


Ju sugjerojmë

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 22 shtator 2025

22 Shtator, 2025 7:59 am
GJKKO kthen pas për plotësim hetimesh çështjen ndaj Vangjush Dakos 
Kronikë

Dako rikthehet në qeli për 6 ditë, më 27 shtator i përfundon dënimi

21 Shtator, 2025 11:53 pm
Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk
Bota

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk

21 Shtator, 2025 11:07 pm
Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
Kronikë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

21 Shtator, 2025 8:52 pm
Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
Bota

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

21 Shtator, 2025 6:02 pm
Auto-Skicë
Kryesore

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

21 Shtator, 2025 3:37 pm
Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
Aktualitet

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

21 Shtator, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

21 Shtator, 2025 11:45 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Para
Video/ Përfaqësuesit e Partisë së Merkel në protestën e Bashës

Video/ Përfaqësuesit e Partisë së Merkel në protestën e Bashës

Protesta e opozitës/ Kreu i të rinjve të djathtë europianë: Rama të lërë qeverinë, Meta…

Protesta e opozitës/ Kreu i të rinjve të djathtë europianë: Rama të lërë qeverinë, Meta...

Studimi/ Mos flini në shtrat me partnerin për të qenë një çift i lumtur 

Studimi/ "Treshja e artë" që do të kënaqte çdo femër në shtrat 
















TE FUNDIT

Horoskopi, 22 shtator 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
22 Shtator, 2025

DASHI Kjo javë në fund të shtatorit do të karakterizohet nga një dëshirë e fortë për ndryshim. Hëna do të...

Lexo më shumë

Dako rikthehet në qeli për 6 ditë, më 27 shtator i përfundon dënimi

GJKKO kthen pas për plotësim hetimesh çështjen ndaj Vangjush Dakos 
21 Shtator, 2025

Gjatë ditës së sotme policia ka shoqëruar në burgun e Durrësit ish-kryetarin e bashkisë Vangjush Dako,  i shtruar në repartin...

Lexo më shumë

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk
21 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump është shfaqur në Arizonë për të mbajtur fjalimin e tij në shërbesën në nderim të aktivistit...

Lexo më shumë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
21 Shtator, 2025

Në masë sigurie “arrest shtëpie”, por kapet në Elbasan. Është fjala për Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, I cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com