Enkeleda Kapedani është vendosur në krye të gjykatës së Elbasanit . Kapedani vjen në këtë post pas dorëheqjes të gjyqtarit Zihni Shahu.
Ajo u zgjodh sot nga një votim i kryer mes gjyqtarëve të gjykatës së Elbasanit. Gjyqtarja Kapedani, ka marrë më shumë vota se dy koleget e saj Matilda Fetau dhe Pajtime Fetahu, që konkuronin për këtë pozicion.
Enkeleda Kapedani ka marrë 4 vota, Matilda Fetau ka marrë 4 vota dhe Pajtime Fetahu ka marrë 1 votë.
Në fund fituese doli Enkeleda Kapedani për shkak të vjetërsisë së punës me dy vite më tepër punë në raport me gjyqtaren Matilda Fetahu.
Kapedani do të ketë funksionin e drejtuesit ndërsa si emërtesë atë të zv/kryetares së gjykatës pasi vendi ende nuk është shpallur vakant.