Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Engjëlli Gabriel’, shqiptari i prekur nga rasti i vetëm i tumorit në botë

2016/05/07 at 9:34 AM
në -Jetë dhe Stil, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
‘Engjëlli Gabriel’, shqiptari i prekur nga rasti i vetëm i tumorit në botë

Blogu i famshëm “Humans Of New York”, që trajton histori njerëzore të shoqëruara me foto, këtë herë ka shkuar në ambientet e Departamentit të Pediatrisë në Qendrën e Trajtimit të Kancerit “Memorial Sloan Kettering”
Në disa foto të publikuara në Instagram dhe Facebook, HONY ka trajtuar historinë e një djali të vogël shqiptar të quajtur Gabriel, që vuan nga një formë e jashtëzakonshme e kancerit në tru. Gabrieli është rasti i vetëm në botë i diagnostikuar me këtë sëmundje. Ai së bashku me të ëëmn, kanë rrëfyer betejat e vazhdueshme kundër sëmundjes vdekjeprurëse.


“Gabrieli ishte një djalë i shëndetshëm që në lindje”, shprehet me dhimbje nëna e tij. “Nisi të flasë herët, zgjihej herët. Nuk sëmurej asnjëherë përve rasteve që ftohej. Luante baseboll, bënte not dhe kickbox. Ishte vetëm dy vite më parë që ai nisi të ketë një ndjesi ‘gjilpërash që e shponin’ në gojë. Pastaj goja iu mpi dhe kishte vështirësi në të folur. Një ditë mësuesja it ha të lexonte me zë të lartë dhe ai nisi të jargavitet përpara fletës. Kështu unë vendosa të takoj një pediatër. Ai mendoi se bëhej fjalë për një alergji, por na dërgoi tek një neurolog për cdo rast. Neurologu fillimisht tha se bëhej fjalë për dicka normale, pjesë e fazës së rritjes, por pasi dolën rezultatet e analizave i kërkoi Gabrielit të dilte jashtë dhomës. Doktori tha se bëhej fjalë për një tumor me përmasat e një kokrre ulliri…në tru.”

“Bashkëshortit ia dhashë lajmin në park, ndërkohë që Gabrieli luante aty pranë. Ai e përjetoi shumë keq. E kapi paniku dhe nisi të qajë. Jetët tona nuk kishin qenë të lehta deri atë ditë. Jeta në Shqipëri ishte shumë e vështirë. Bashkëshorti im është rritur pa baba. Vendosëm të vijmë në Amerikë kur ishim adoleshentë. Asnjëri prej nesh nuk fliste anglisht. Nuk kishim askënd këtu. Ishim të vetmuar, vinim nga asgjëja. Punuam shumë, ndoqëm shkollën e natës dhe mësuam anglisht. Bashkëshorti im filloi punë si hekur-punues dhe unë fillova një punë në marketing. Blemë një apartament shumë të bukur me një dhomë gjumi. Dukej sikur gjërat po ecnin mirë, mund të përballonim edhe për ta cuar Gabrielin në një shkollë private. Dukej sikur i kishim lënë pas ditët e vështira. Bota na është kthyer përmbys. Të ngushëlloj tim bir, që po përjeton udhëtuimin më të keq të jetës së tij, bashkëshortin tim, apo veten?

227317_1462571940-8351985

“Doktorët u përpoqën të na qetësojnë. Dhe ne u përpoqëm t’ja shpjegojmë Gabrielit si të bëhej fjalë për një film të animuar. I thamë që ishte një vrimë e zezë që po i thithte të gjithë energjinë pozitive nga truri. Kisha frikë se nuk do ta dëgjoja më kurrë tim bir të flasë. Gjatë operacionit unë dhe bashkëshorti im kemi qarë për orë të tëra. Kur hymë për të parë Gabrielin, ai fliste. Fliste fjalë të rregullta. Aty menduam se gjithcka kishte marrë fund. Tumori ishte zhdukur, por duhet të kuronim kancerin. Askush nuk dinte nga t’ja fillonim. Cdo spital thoshte dicka të ndryshme. Më pas më në fund dy spitale na dhanë të njëjtën përgjigje: Descmoplastic, një qelizë e vogël rrethore tumoriale që s’është ndeshur asnjëherë më parë. Më thanë që cdo rast është ndryshe dhe që s’duhet të kërkoja për të. Ky kancer rikthehet gjithnjë, dhe kur kthehet është gjithnjë e më keq. ‘Më pak se tre vite’, thuhet. Oh Zot, cfarë kam bërë? Mos e kam ushqyer keq? Dua të bëj gjithcka për të, por e vetmja gjë që mund të bëj, është të shoh. Eshtë pamja më e tmerrshme, por jam e detyruar të shoh.”

227320-m_1462571943-9392226

Gabrieli, edhe pse në një moshë të vogël, duket se ka fituar të gjithë pjekurinë e duhur për t’i bërë ballë sëmundjes, pa e humbur optimizmin: “Unë isha ai nxënësi i vecantë në klasë të dytë, sepse kisha një tumor shumë të rrallë. Isha i vetmi njeri në botë me këtë lloj tumori. Të gjithë ata që më njihnin ishin të shokuar. Kam kaluar shumë gjëra, por dicka mund ta them me siguri, nëse ke kancer në tru, përpiqu të mos shqetësohesh. Do të jetë shumë e vështirë dhe do të kesh temperaturë, por duhet të jesh i guximshëm, ashtu si unë. Operacioni duket i vështirë, por do të jeni nën efektin e anestezisë. Kur të zgjoheni, kokën do ta keni të mbështjellë si mumje, kur të jetë momenti për të bërë gjilpëra, mund të kërkoni për më shumë kohë.”

“Nëse fëmija juaj ka kancer në tru, mund t’ju jap disa këshilla. Në fillim do t’ju thoja: Oh Zot, fëmija yt ka kancer në tru. Më vjen shumë keq që ju ka ndodhur juve. Jam i sigurt që ndiheni shumë keq, por mos u shqetësoni, pasi edhe mamaja ime ishte shumë e mërzitur. Në fakt, është gjëja më e dhimbshme në botë, prandaj mund të mërziteni sa herë të dëshironi. Nëse fëmija juaj është i mërzitur, thuajini të mos heqin dorë kurrë. Kur ata të bëjnë gjilëpra, me siguri do të ndjeni dorën e tyre t’ju shtrëngojë fort. Thuajini: ‘Mos u mërzit, Do të ndodhë vetëm një herë’. Pjesa më e vështirë do të jetë të shihni fëmijën tuaj brenda një makinerie që i jep mjekime të cuditshme, që mund t’i shkaktojnë dhimbje dhe t’i bëjë të ndihen të mërzitur. Pastaj mund të përqafoni vogëlushin tuaj, sepse kështu do të ndihet më pak i mërzitur. Dhe pasta jai do të thotë: ‘Mos u mërzit mami, unë të dua dhe do ta kaloj edhe këtë;…dhe pastaj mund t’i përqafoni edhe më shumë…”

227319_1462571922-3912719

Për të studiuar dhe më pas kuruar rastin e Gabrielit, është ngritur një fondacion, ku janë mbledhur deri tani 256,306 dollarë nga 7,437 dhurues. Një shumë shumë e vogël mund të bëjë një ndryshim të madh, prandaj bëhuni dhe ju pjesë e kësaj nisme.



Ju sugjerojmë

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës
Aktualitet

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës

28 Korrik, 2026 3:18 pm
Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama
Aktualitet

Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama

28 Korrik, 2026 2:17 pm
Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit

28 Korrik, 2026 12:56 pm
Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin
Aktualitet

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin

28 Korrik, 2026 12:40 pm
Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat
Kryesore

Mori marrëveshjen konfidenciale, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga seancat

28 Korrik, 2026 11:04 am
Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

27 Korrik, 2026 10:57 pm
Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
Para
Teknologjia  po na shkatërron kujtesën

Teknologjia po na shkatërron kujtesën

Elbasan/Rreh barbarisht nënën dhe motrën, përfundon në polici i riu 

Prostitucioni/ Durrës, ja kush u arrestua nga Interpoli

Fotolajm/ Deputeti i ri i Partisë Socialiste

“Kaubojsi” i PS-së me 20 shtëpi

Please login to join discussion















TE FUNDIT

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës

SPAK kryen kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës
28 Korrik, 2026

Kontrolle dhe skuestrime janë kryer në Bashkinë e Tiranës nga SPAK, në kuadër të hetimeve për dosjen e njohur si...

Lexo më shumë

Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama

Berisha: Pas liçencës për kazino në kullën Air Albania qëndron Olsi Rama
28 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar atë që e cilësoi si një nga aferat më të rënda të...

Lexo më shumë

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit

Shehaj mori dokumentin, Manja: Do ketë referim të kallëzimit në organet e hetimit
28 Korrik, 2026

Ulsi Manja, Sekretar i sekretariatit për procedurat, votimet dhe etikën, ka komentuar masën  për përjashtim me 60 ditë nga punimet...

Lexo më shumë

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin

Linke të dyshimta për t’ju vjedhur llogarinë në WhatsApp, policia nxjerr njoftimin
28 Korrik, 2026

Linke të dyshimta përmes ËhatsApp që synojnë marrjen e llogarisë së këtij aplikacioni. Është ky njoftimi që vjen nga Polica...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}