Aktualitet

Emri/ Zgjidhet kryetari i ri i KLP


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:12 - 28/03/22 |
Opi Nion

Alfred Balla është zgjedhur kryetari i ri i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.  Me 10 vota pro, anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë zgjedhur Alfred Ballën në krye të këtij institucioni. Ai do të ketë një mandat 2-vjeçar. Përpara se të zgjidhej, Alfred Balla ushtronte detyrën e zëvendëskryetarit të këtij këshilli.

Balla është zgjedhur nga Kuvendi anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë si përfaqësues i Shoqërisë Civile.

Në këtë detyrë, Balla zëvendëson Gent Ibrahimin, të cilit i kishte mbaruar mandati që më 19 dhjetor 2021.

Për të plotësuar vakancën e lënë prej tij, Kuvendi emëroi me mandat 5-vjeçar Mirela Bogdanin, e cila vjen nga radhët e pedagogëve./Opinion.al

Pas