Aktualitet

Emri/ Zbulohet kandidatura e parë për drejtues të SPAK



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:22 - 28/10/22 |
Opi Nion

Është bërë me dije kandidatura e parë për garën, për të qenë drejtues i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mësohet se është prokurori Adnan Xholi, i cili ka depozituar kërkesën dhe ka shprehur interesin për të qenë drejtues i SPAK.

Xholi është kandidati i parë që ka shprehur interes për të zëvendësuar drejtuesin aktual të SPAK, Arben Krajën , mandati i të cilit përfundon në datën 19 dhjetor të këtij viti.

Afati për dorëzimin e kandidaturave është 2 nëntor 2022 ora 00.00.  Më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri dhe Kraja mbetet prokuror i SPAK, pasi si prokuror mandati është 9 vite ndërsa si drejtues zgjidhet çdo 3 vite. Drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat.

Pas