Specialistët e Interpol Tirana ekstraduan nga Milano drejt vendit tonë shtetasin Arben Dodaj (Doda) nga Mirdita. Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mirditë, me vendimin nr.53, datë 23.10.2000, e ka dënuar me 22 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim , të kryer në bashkëpunim“ dhe “Armëmbajtje pa leje“.
Në datën 17.08.1997 rreth orës 16.00 në fshatin Shtrezë të rrethit Mirditë, shtetasi Arben Doda në bashkëpunim me një shtetas tjetër, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin P.D.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, (me pasaportë të falsifikuar) duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.