Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Detaje/ Tentativa për vrasje në Kinostudio, zbardhen konfliktet e tropojanit

2017/05/05 at 9:35 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Detaje/ Tentativa për vrasje në Kinostudio, zbardhen konfliktet e tropojanit

Zbardhen detaje nga atentati i djeshem ne Tirane, ku një 26-vjeçar mbeti i plagosur, pasi u qëllua me armë nga dy persona që lëviznin me motor në zonën e Kinostudios.


Ngjarja ndodhi rreth orës 18:20, pranë një xhamie, në rrugën “Xhanfize Koko”, në zonën e Kinostudios. I plagosuri është Dejvis Rrustemaj, nga Tropoja, banues në Tiranë, i proceduar më parë nga policia e kryeqytetit për kanosje.

Burime nga grupi hetimor thanë dje se, nisur nga rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, dyshohet se ndaj Rrustemaj është qëlluar për ta vrarë. Sipas hetuesve ai ka shpëtuar vetëm nga manovra e gabuar e autorëve. “Ekzekutori ka qenë në lëvizje me motorin që drejtohej nga bashkëpunëtori i tij dhe nuk ka arritur të qëllojë në shenjë”, thanë burimet.

Dejvis Rrustemaj, sipas Policisë, është goditur nga një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës. “Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ky person është qëlluar nga një shtetas, i cili po udhëtonte në motor së bashku me një tjetër person. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre kriminale”, tha dje Policia e Tiranës.

Deri tani i plagosuri nuk është treguar bashkëpunues me Policinë, duke mohuar të ketë probleme me njeri, pavarësisht se është i skeduar në disa dosje hetimore, herë si autor e herë si dëshmitar. Madje gjatë marrjes në pyetje në Spitalin e Traumës, fillimisht ai ka dhënë identitet tjetër para oficerëve të Policisë, megjithëse është zbuluar shumë shpejt, raporton Panorama.

Hetimi

Policia e Tiranës tha dje se 26-vjeçari që u plagos dje në Kinostudio, Dejvis Rrustemaj, ka qenë i dënuar më parë për “Vjedhje me dhunë në bashkëpunim”, “Kanosje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit” dhe “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”.

Ai është qëlluar me armë zjarri, duke u plagosur në pulpën e këmbës së majtë e duke i shkaktuar thyerje të kockës, por ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. “Nga dëshmia paraprake e dhënë nga shtetasi i plagosur dhe nga dëshmitë e mbledhura në vendin e ngjarjes është mësuar se dy persona i janë afruar me një motor me ngjyrë të zezë dhe me skafandra në kokë, ku pasagjeri i motorit ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe e ka qëlluar në këmbë 26- vjeçarin”, tha dje Policia. Burimet thanë se po hetohet si një pistë edhe hakmarrja e mundshme në lidhje me një ngjarje të ndodhur në vitin 2015. Në këtë kohë, më 22 shtator të vitit 2015, Rrustemaj, në bashkëpuim me shokun e tij, Anxhelino Çervanaku, kanë kanosur me armë Andi Fishekun, djalin e një biznesmeni të naftës, për një borxh prej 1 mijë eurosh që nuk ua kishte kthyer.



Ju sugjerojmë

SHBA dhe Irani bien dakord të ndalojnë sulmet, bisedimet do të rifillojnë në Katar
Bota

SHBA dhe Irani bien dakord të ndalojnë sulmet, bisedimet do të rifillojnë në Katar

29 Qershor, 2026 8:38 am
Rama publikon pamjet: Parku i Hyrjes së Shkodrës po merr formë çdo ditë e më shumë
Kryesore

Rama publikon pamjet: Parku i Hyrjes së Shkodrës po merr formë çdo ditë e më shumë

29 Qershor, 2026 8:36 am
Pse Kim Jong-un e ka fshirë nga historia nënën e tij japoneze
Bota

Pse Kim Jong-un e ka fshirë nga historia nënën e tij japoneze

29 Qershor, 2026 8:34 am
Tensionet SHBA-Iran, rriten sërish çmimet e naftës
Bota

Tensionet SHBA-Iran, rriten sërish çmimet e naftës

29 Qershor, 2026 8:24 am
Nxirren 4 turistët polakë të cilët ranë në një greminë në Kanionet e Gjipesë
Aktualitet

Nxirren 4 turistët polakë të cilët ranë në një greminë në Kanionet e Gjipesë

29 Qershor, 2026 8:22 am
Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave
Bota

Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave

29 Qershor, 2026 7:50 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Horoskopi 29 qershor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

29 Qershor, 2026 7:46 am
Irani tregon se si mund të kalojnë anijet në Ngushticën e Hormuzit
Bota

Përplasja me SHBA, Irani: Asnjë shtet nuk ka kompetenca për Ngushticën e Hormuzit

28 Qershor, 2026 10:51 pm
Ish-deputeti Spaho: Me këtë ekip, PD më kollaj shkon në hënë se vjen në pushtet
Politikë

Edmond Spaho- Ramës: Mos ik nga presioni i protestës

28 Qershor, 2026 8:52 pm
Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Nis dita e 29-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

28 Qershor, 2026 8:01 pm
Para
Romë, gjenden të varur katër “lojtarë” verdhekuq

Romë, gjenden të varur katër "lojtarë" verdhekuq

Bushati: Rama ndërtimin e kullës, e mbulon me projektin e stadiumit

Kavaja si test, gazetari: Të përdoret dhunë, bandat kështu e duan

Zbulohet arsyeja shkencore përse meshkujt nuk kërkojnë asnjëherë falje

Zbulohet arsyeja shkencore përse meshkujt nuk kërkojnë asnjëherë falje
















TE FUNDIT

SHBA dhe Irani bien dakord të ndalojnë sulmet, bisedimet do të rifillojnë në Katar

SHBA dhe Irani bien dakord të ndalojnë sulmet, bisedimet do të rifillojnë në Katar
29 Qershor, 2026

SHBA dhe Irani kanë rënë dakord të ndërpresin sulmet e tyre dhe të rifillojnë bisedimet në lidhje me mosmarrëveshjen e...

Lexo më shumë

Rama publikon pamjet: Parku i Hyrjes së Shkodrës po merr formë çdo ditë e më shumë

Rama publikon pamjet: Parku i Hyrjes së Shkodrës po merr formë çdo ditë e më shumë
29 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjenga kantieri në Parkun e Hyrjes së Shkodrës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama...

Lexo më shumë

Pse Kim Jong-un e ka fshirë nga historia nënën e tij japoneze

Pse Kim Jong-un e ka fshirë nga historia nënën e tij japoneze
29 Qershor, 2026

Spektri i nënës e ndjek Kim Jong-un. Marshalli-President i Koresë së Veriut është paraqitur para popullit të tij si një...

Lexo më shumë

Tensionet SHBA-Iran, rriten sërish çmimet e naftës

Tensionet SHBA-Iran, rriten sërish çmimet e naftës
29 Qershor, 2026

Çmimet e naftës janë rritur sërish, ndërsa tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vazhdojnë për të katërtën ditë radhazi,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}