Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emri/ Trafikonin kokainë, arrestohet në Tiranë përfaqësuesi i Ndrangheta-s

2020/07/24 at 8:53 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Emri/ Trafikonin kokainë, arrestohet në Tiranë përfaqësuesi i Ndrangheta-s

Është arrestuar në Tiranë përfaqësuesi i Ndrangheta-s në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit.


Policia e Shtetit njofton se në kuadër të bashkëpunimit me policinë e Italisë, Argjentinës dhe Costa Rica është goditur një grup kriminal që merrej me trafikimin e drogave të forta.

Në kuadër të operacionit të koduar “Magma 2020”, janë arrestuar 6 persona. Personi që u arrestua në Tiranë, është identifikuar si Bujar Sejdinaj, ndërsa njihet me pseudonimin “Xhaxhai”.

Hetimet e autoriteteve kanë zbuluar se si ai është dhe përfaqësuesi i familjes mafioze “Bellocco”, ndërsa ka marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë.

Të arrestuarit e tjerë janë Adrian Cekini, i kapur në Elbasan, Ferdinando Sarago, Giovanni di Pietro, Fabio Pompetti, të kapur në Buenos Aires, si dhe Franco D’Agapiti, i kapur në Costa Rica.

Ndërkohë, Policia ka dhënë informacion dhe për të arrestuarit e tjerë gjatë këtij operacioni, ndërsa shpjegon dhe veprimtarinë e tyre kriminale.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar për goditjen e grupeve mafioze në fushën e trafikimit të drogave të forta. Operacioni “Magma 2020”, për goditjen e pjesëtarëve të organizatës mafioze “Ndrangheta”.

Operacioni u zhvillua në të njëjtën kohë në Shqipëri, Itali, Argjentinë e Costa Rica. Operacioni, falë bashkëpunimit ndërkombëtar policor dhe projektit I-CAN (Interpol – Bashkëpunim Kundër Ndrangheta-s). 6 persona të shpallur në kërkim janë arrestuar në Argjentinë, Shqipëri dhe Costa Rica.

Në kuadër të këtij operacioni, nga Interpol Tirana, në bashkëpunim DVP Tiranë dhe me mbështetjen e FAST ALBANIA, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimi, shtetasi B. S., i quajtur “Xhaxhai”, përfaqësuesi i Ndrangheta-s në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit dhe në veçanti përfaqësuesi i familjes mafioze “Bellocco”. Shtetasi B. S. ka marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë.

-Po në kuadër të operacionit është bërë dhe arrestimi në Elbasan, më 26 maj 2020, i shtetasit A. C., i cili ka qenë i shpallur në kërkim.

Në të njëjtën kohë në Argjentinë u bë arrestimi i shtetasve:

-F. S., korrier dhe njeri i besuar i Ndrangheta-s, i cili bënte lidhjen mes Amerikës së Jugut dhe Kalabrisë. Ky shtetas kryente për llogari të organizatës kriminale, detyra të ndryshme operative dhe transport të dokumenteve sekrete;

-G. P., lindur në Romë, me emrin M. P., me banim në Buenos Aires, ishte personi që bënte lidhjet midis furnizuesve të drogës të Amerikës së Jugut dhe familjeve mafioze italiane. Gjithashtu merrej dhe direkt me eksportin e substancave narkotike;

-F. P., lindur në Argjentinë, bashkëpunëtor i ngushtë i F. M., i cili u arrestua edhe në operacionin e kryer në nëntor 2019. Shtetasi F. P., falë rrjetit të tij të bashkëpunëtorëve në Argjentinë, merrej sidomos me anashkalimin e kontrolleve doganore dhe pastrimin e parave;

-Me bashkëpunimin e Interpol San Hoze në Costa Rica u arrestua në qytetin Jaco, shtetasi F. D., lindur në Velletri/Itali, bashkëpronar i një hoteli Casino në Costa Rica. Ky shtetas ishte vendosur në Costa Rica dhe ishte bërë pikë referimi për organizatat kriminale. Roli i tij ishte që të bënte të mundur dërgimin e kokainës në Itali, si dhe u siguronte anëtarëve të organizatës bazën logjistike dhe akomodimin në Costa Rica.

Ky operacion, i koordinuar me forcat e Policisë argjentinase, të Policisë shqiptare dhe asaj të Costa Ricas, si dhe me UCI Albania, dëshmon se qasja globale ndaj Ndrangheta-s, e arritur përmes projektit I-CAN dhe bashkëpunimit ndërkombëtar policor, është mënyra kryesore për të luftuar një kërcënim që ka ndotur në heshtje ekonominë e mbi 30 vendeve të botës dhe që duhet të luftohet përmes një veprimi të fuqishëm të rrjetit./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Përmbytje shkatërruese godasin Australinë
Bota

Përmbytje shkatërruese godasin Australinë

23 Maj, 2025 8:23 am
Shkolla “s’vlen më”,në bare e restorante paga e kameriereve arrin deri 200 mijë lekë
Aktualitet

Shkolla “s’vlen më”,në bare e restorante paga e kameriereve arrin deri 200 mijë lekë

23 Maj, 2025 8:22 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 23 Maj 2025

23 Maj, 2025 8:20 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 23 maj 2025

23 Maj, 2025 8:06 am
Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri

22 Maj, 2025 10:42 pm
Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…
-U tha në Opinion

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…

22 Maj, 2025 10:38 pm
Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj
-U tha në Opinion

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj

22 Maj, 2025 10:16 pm
Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale
-U tha në Opinion

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale

22 Maj, 2025 10:06 pm
Humbi zgjedhjet, Berisha: Kur del në fushë me makinerinë e shtetit, kjo është farsë
-U tha në Opinion

Humbi zgjedhjet, Berisha: Kur del në fushë me makinerinë e shtetit, kjo është farsë

22 Maj, 2025 9:43 pm
Fevziu në ‘Opinion’:Artan Lame ndodhet në koma cerebrale, por është ende në jetë
-U tha në Opinion

Fevziu në ‘Opinion’:Artan Lame ndodhet në koma cerebrale, por është ende në jetë

22 Maj, 2025 9:24 pm
Para
Listat e hapura, Gjiknuri-opozitës: Dërgoni propozimet tuaja

Listat e hapura, Gjiknuri-opozitës: Konfirmoj pjesëmarrjen në mbledhje

Koronavirusi në Shqipëri, 5 pacientë në terapi intensive

Koronavirusi në Shqipëri, ndërron jetë 43-vjeçarja

Turqi/Pas 86 vitesh,lutjet e së premtes mbahet në ish-muzeun e Shën Sofisë

Turqi/Pas 86 vitesh,lutjet e së premtes mbahet në ish-muzeun e Shën Sofisë
















TE FUNDIT

Përmbytje shkatërruese godasin Australinë

Përmbytje shkatërruese godasin Australinë
23 Maj, 2025

Një përmbytje rekord po vazhdon të godasë Australinë Lindore, duke shkaktuar pasoja të rënda për jetën e banorëve dhe infrastrukturën...

Lexo më shumë

Shkolla “s’vlen më”,në bare e restorante paga e kameriereve arrin deri 200 mijë lekë

Shkolla “s’vlen më”,në bare e restorante paga e kameriereve arrin deri 200 mijë lekë
23 Maj, 2025

Në bare dhe restorante vijon rritja e pagave, për shkak të mungesës për gjetjen e fuqisë punëtore. Enri Jahja, kryetari...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 23 Maj 2025

Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
23 Maj, 2025

Sipas MeteoAlb, do ketë rritje të vlerave barike duke sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 23 maj 2025

Horoskopi, 1 shtator 2023
23 Maj, 2025

Dashi Je ëndërrimtar në zemër. Prandaj, lejoje veten të ëndërrosh sot. Shpërfilli ata që përpiqen të të sjellin përsëri në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com