Të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme në lagjen “5 Maj” në qytetin e Elbasanit.
Mësohet se një 45-vjeçar i identifikuar si Arjan Ruvina ka qëlluar me armë në ajër pas një konflikti me familjarët e tij. Dyshohet se në momentin që ka qëlluar tre herë në ajërme armë ai ka qenë në gjendje të dehur.
Ndërkohë, policia ka bërë të mundur arrestimin e tij dhe po merret në pyetje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al