Një pacient i infektuar me COVID-19 i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi”.
Sipas informacioneve, pacienti i dientifikuar si Hasan Mira 65 vjeç nga Fullqeti i Klosit, ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por jo i intubuar.
Mësohet se 65-vjeçari kishte rreth dy ditë i shtruar në spital pasi ishte prekur nga koronavirusi.
Ky është rasti i dytë që një pacient i prekur me koronavirus është vetëvrarë duke u hedhur nga spitali. Në datën 13 gusht, 29-vjeçari Xhino Koça i dha fund jetës në të njëjtën mënyrë.
Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe po hetojnë për shkaqet që çuan të moshuarin të ndërmarrë këtë akt.