Kronikë

Emri/Kush ishte pacienti që u hodh nga kati i katërt i Sanatoriumit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:24 - 02/09/20 |
Opi Nion

Një pacient i infektuar me COVID-19  i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Sipas informacioneve, pacienti i dientifikuar si Hasan Mira 65 vjeç nga Fullqeti i Klosit, ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por jo i intubuar.

Mësohet se 65-vjeçari kishte rreth dy ditë i shtruar në spital pasi ishte prekur nga koronavirusi.

Ky është rasti i dytë që një pacient i prekur me koronavirus është vetëvrarë duke u hedhur nga spitali. Në datën 13 gusht, 29-vjeçari Xhino Koça i dha fund jetës në të njëjtën mënyrë.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe po hetojnë për shkaqet që çuan të moshuarin të ndërmarrë këtë akt.

Pas