Arrestohet fieraku që kërkohej në Itali për pjesëmarrje në organizata krimianle, emigracion klandestin, trafik qëniesh njerëzore dhe shfrytëzim prostitucioni. Policia njofton se në pranga është vënë Martin Kapaj, 33 vjeç, banues në fshatin Frakull e Vogël, Fier.
33 vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Napolit, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Pjesmarrje në organizatë kriminale, emigracion klandestin, trafik qëniesh njerëzore dhe shfrytëzim prostitucioni” parashikuar nga Nenet 416 e 81 të Kodit Penal Italian.