Kronikë

Emri/Kërkohej nga Spanja, arrestohet 38-vjeçari në Vlorë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:48 - 07/05/22 |
Opi Nion

Është vënë në pranga me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia e Vlorës ka informuar se është arrestuar shtetasi Antonio Xhaferi, 38 vjeç, banues në fshatin Bishan, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendimin penal të datës 15.01.2021, kanë lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar, për veprat penale “Trafiku i narkotikëve” dhe “Organizate kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës./Opinion.al

Pas