Feim Nure është shqiptari që u kap në Padova të Italisë me rreth 20 kg kokainë që kapte në treg vlerën e 700 mijë eurove. Arrestimi i tij erdhi pas një hetimi disa javor i bërë përgjatë bregut të lumit mes Cadoneghe dhe Vigonza. Pas kontrolleve të ushtruara nga karabinierët, droga u gjet e fshehur në një shkurre afër banesës nga qentë e antidrogës, raporton ANSA.
Nga kontrollet në banesë iu gjetën dhe sekuestruan rreth 10 mijë euro dhe sende të tjera që shërbenin për paketimin e lëndës narkotike. Policia italiane po vazhdon aksion për të gjetur bashkëpunëtorët e Nures.