Aktualitet

Emri/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 21-vjeçari në Fier



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:12 - 08/12/22 |
Opi Nion

Një 21-vjeçar i kërkuar ndërkombëtarisht për trafikim të lëndëve narkotike është arrestuar këtë të enjte nga Policia e Fierit, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Mësohet se në pranga ka rënë Mateo Isufaj, banues në Patos.

I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Laquila-s, Itali, me vendimin e datës 19.05.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./Opinion.al

Pas