Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

EMRI/ I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje dhe plagosje, kapet në Kore 50-vjeçari shqiptar

2024/01/26 at 12:49 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
E shkuara e Kep Arapit, Italia kërkonte ta ekstradonte, u arrestua edhe në mars

Një 50-vjeçar shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm është arrestuar në Republikën e Koresë së Jugut.

Policia bën me dije se operacioni për kapjen e Ervin Shahinit u quajt “Suporti” dhe u realizua falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës, Seulit dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të interpolit.

Shahini ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit, Tiranë, e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vjedhja me dhunë me pasojë vdekjen”, “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Historik i shkurtër i ngjarjeve kriminale:

Ky shtetas, në kohë të ndryshme të vitit 1995, duke përdorur armë të ftohta (thika), ka vrarë dhe plagosur shtetas që punonin taksistë.

Pasi i faturonte si taksi, për të shkuar në destinacionet e kërkuara, ky shtetas i godiste drejtuesit e automjeteve, me thikë, iu merrte automjetet dhe largohej nga vendi i ngjarjes. Të njëjtin mekanizëm ka përdorur në të gjitha ngjarjet, konkretisht:
– më datë 15.05.1995, në bashkëpunim me shtetasit A. M. dhe N. K., plagosi me thikë shtetasit P. B. dhe A. A.
– më datë 10.07.1995, plagosi me thikë shtetasin S.H.;
– më datë 27.08.1995, vrau shtetasin Xh. A.;
– më datë 27.10.1995, plagosi me thikë shtetasin I. I.;

Gjatë trazirave të muajit mars të vitit 1997, ky shtetas është arratisur dhe është larguar në mënyrë të kundërligjshme, jashtë Shqipërisë.

Drejtoria e Interpolit, që prej vitit 2015, ka shkëmbyer korrespondenca të shumëfishta me zyrat homologe dhe me agjenci të tjera ligjzbatuese, me qëllim lokalizimin dhe më pas arrestimin provizor të këtij shtetasi, për ta ekstraduar në vendin tonë.

Së fundi, është siguruar informacion se ky shtetas strehohej në Republikën e Koresë.

Nga informacionet dhe verifikimet rezultoi se shtetasi Ervin Shahini përdorte identitetin e një shtetasi tjetër shqiptar, për t’iu shmangur arrestimit.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me Interpol Seulin, vijojnë punën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

Ju sugjerojmë

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
Bota

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 2025 4:56 pm
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Musk flet për krijimin e një partie të re në SHBA, Trump: Do ketë pasoja të rënda

8 Qershor, 2025 4:38 pm
Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët
Bota

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

8 Qershor, 2025 4:30 pm
Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
Sport

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

8 Qershor, 2025 4:22 pm
Para
Zyrtarizohet miqësorja e parë, ja me kë do të përballet Kombëtarja Shqiptare në mars

Zyrtarizohet miqësorja e parë, ja me kë do të përballet Kombëtarja Shqiptare në mars

Reforma Zgjedhore online, Gjiknuri-PD: Mos bllokoni zhvillimin e mbledhjeve, në interes edhe të opozitës

Reforma Zgjedhore online, Gjiknuri-PD: Mos bllokoni zhvillimin e mbledhjeve, në interes edhe të opozitës

“Burg” me kamera në çdo cep për të monitoruar familjaret, pamje nga shtëpia e Jetnor Zhabolit

“Burg” me kamera në çdo cep për të monitoruar familjaret, pamje nga shtëpia e Jetnor Zhabolit

TE FUNDIT

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
8 Qershor, 2025

Një bel i hollë nuk shërben vetëm për të ulur rrezikun e diabetit apo sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe për të...

Lexo më shumë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
8 Qershor, 2025

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ndërmarrë menjëherë masa për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e...

Lexo më shumë

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
8 Qershor, 2025

Forcat e Gardës Kombëtare u vendosën në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara, pas urdhrit të presidentit amerikan, Donald Trump,...

Lexo më shumë

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
8 Qershor, 2025

Errol Musk, babai i sipërmarrësit miliarder të teknologjisë Elon Musk, udhëtoi për në Moskë për të marrë pjesë në “Forumin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com