Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

EMRI/ I dënuar me 8 vite burg për vrasje, arrestohet 42-vjeçari në Vlorë

2021/02/04 at 5:11 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
EMRI/ I dënuar me 8 vite burg për vrasje, arrestohet 42-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka bërë të mundur ditën e sotme arrestimi e shtetasit 42-vjeçar, Arianit Kondi, i akuzuar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.


Më herët Gjykata e kishte dënuar 42-vjeçarin  me 8 vite burg, ndërsa sot është bërë edhe ekzekutimi i vendimit të dhënë.

Kujtojmë që Kondi më 20.04.2017, gjatë një konflikti, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Ergys Gjioveshaj, teksa gjatë ngjarjes janë plagosur edhe disa të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Ekzekutohet vendimi i Gjykatës për një shtetas të shpallur në kërkim.

Nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Vlorë është ekzekutuar vendimi i formës së prerë të Gjykatës së Apelit Vlorë për shtetasin Arianit Kondi, 42 vjeç, banues në Vlorë, i cili është dënuar me 8 vjet burg, për veprat penale “Vrasja me dashje“ dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ky shtetas, në datën 20.04.2017, gjatë një konflikti, ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. GJ.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Si ndodhi ngjarja:

Më datë 20 prill 2017, rreth orës 23:00, salla operative në Komisariatin e Policisë Vlorë ka marrë njoftim se në një lokal në lagjen: Uji i Ftohtë të qytetit, është vrarë një person me armë zjarri.

Pas marrjes se njoftimit sherbimet e Policise Gjyqesore kane shkuar menjehere ne vendngjarje dhe nga verifikimet e para ka rezultuar se eshte vrare me arme zjarri nje person ne ambjentet e Bar “F.F“, si dhe jane plagosur disa persona te tjera. Pas veprimeve te para viktima eshte identifikuar me gjeneralitetet, Ergys Gjioveshaj, i dtl. 1984, lindur ne Patos dhe banues ne Vlore. Te plagosurit jane shtetasit F.H, A. L. dhe A. Ll. Keta persona jane derguar per mjekim ne spitalin e qytetit te Vlores.

Me tej, Policia Gjyqesore ka vijuar me keqyrjen e vendit te ngjarjes dhe gjate kryerjes se ketij veprimi jane gjetur dhe sekuestruar me cilesine e proves materiale 18 gezhoja arme zjarri te kalibrit 7.62 mm dhe 14 mm dhe 4 te modelit 7.62, nje arme zjarri pistolete e markes MAGNIUM me 5 cope fisheke, e cila iu gjet viktimes ne trup, si dhe DVR-ja e kamerave te sigurise qe mbikqyrte ambjentet e lokalit.

Ne vijim, gjate keqyrjes se kufomes se shtetasit E. Gjeoveshaj u konstatuan ne trup 6 plage te shkaktuara me arme zjarri.

Ne vijim, Policia Gjyqesore ka vijuar me marrjen e te dhenave nga personat qe kane qene te pranishem ne vendngjarje. Pas pyetjes se tyre ka rezultuar se me date 20.04.2017, rreth ores 21.30 ne lokalin “Fiks-Fare” ishte organizuar nje mbremje me muzike live, ku ishte e ftuar kengetarja B. B., se bashku me grupin e saj. Njekohesisht ne lokal ndodheshin dhe persona te tjere qe ishin miq te kengetares.

Ne lokal ndodheshin dhe dy persona te tjere, njerin quhej Gani Tozaj, ndersa personi tjeter Arjanit Kondaj. Te dy keta ishin ulur ne ambjentin e brendshem te lokalit dhe kjo pjese ndahej me xham te tejdukshem me pjesen e jashtme te lokalit, ku dhe zhvillohej festa. Rreth ores 23.00 ne lokal vijne kater persona, te cilet fillimisht ulen ne pjesen e brendshme te lokalit, por pas disa sekondash bodigardi i lokalit u kerkon qe te ngrihen dhe te ulen ne pjesen tjeter, ku zhvillohej dhe festa.

Pas kesaj keta çohen te katert dhe ulen ne pjesen e jashtme te lokalit, ku nderkohe kamarieri u merr porosine. Pasi çon porosine kamarieri, dy prej tyre ngrihen nga tavolina dhe shkojne ne tavolinen ku ndodheshin shtetasit Gani Tozaj dhe Arianit Kondi, ne pjesen e brendshme te lokalit. Njeri prej tyre qe mbante veshur nje xhiboks te zi, ka goditur me pellembe ne fytyre Ganiun. Nderkohe Arjaniti u thote qe nuk keni pune ta godisni kete pasi eshte me mua.

Pas ketyre fjaleve, personi qe e goditi Ganiun godet me pellembe dhe shkelme ne bark Arjanitin. Nderkohe ne kete pjese te lokalit vijne dhe dy personat e tjere qe ishin fillimisht me ta. Ne kohen qe keta ishin duke shkuar, Arianit Kondi nxjerr nga çanta qe mbante varur ne sup nje arme pistolete dhe qellon me te disa here ne drejtim te trupit te personit qe e goditi me pellembe dhe me shkelma.

Ky i fundit bie ne toke dhe mundohet te largohet per ne pjesen tjeter te lokalit. Gjate kesaj kohe Arjanit Kondaj e ndjek nga pas duke e qelluar serisht me arme nga mbrapa. Nderkohe njeri nga personat qe shoqeronte viktimen ka nxjerr nje arme zjarri pistolete dhe ka gjuajtur disa here ne drejtim te shtetasit Arjanit Kondaj. Ky i fundit eshte larguar ne erresire se bashku me shtetasin Gani Tozaj.

Ne oret e para te mengjesit eshte bere e mundur kapja e shtetasit Gani Tozaj, ne banesen e shtetasit B. Kondaj, ky i fundit, vellai i shtetasit Arjanit Kondaj.

Ne vijim, Policia Gjyqesore ka bere arrestimin ne flagrance te shtetasit Gani Tozaj, si te dyshuar per vepren penale te “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese” ne bashkepunim, te parashikuar nga neni 79 germa (ë) dhe 25 te Kodit Penal.

Ndersa personi tjeter, Arjanit Kondaj, i dtl. 1979. Policia Gjyqesore ka bere shpalljen ne kerkim te ketij personi, si te dyshuar per vepren penale te “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese” ne bashkepunim, te parashikuar nga neni 79 germa (ë) dhe 25 te Kodit Penal dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake“ te parashikuar nga neni 278/2 te Kodit penal.

Etiketa: arrestimgjykatekondivlorevrasje


Ju sugjerojmë

Ankesa ndaj Evropës dhe Groenlanda, CNN: Pesë mesazhe të forta nga Trump në Davos
Bota

Ankesa ndaj Evropës dhe Groenlanda, CNN: Pesë mesazhe të forta nga Trump në Davos

22 Janar, 2026 9:23 am
“Mirror”: Turistët britanikë zgjedhin Rivierën Shqiptare
Aktualitet

“Mirror”: Turistët britanikë zgjedhin Rivierën Shqiptare

22 Janar, 2026 8:23 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 22 janar 2026

22 Janar, 2026 8:22 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, 22 janar 2026

22 Janar, 2026 8:22 am
“Gjurmohen pleq të pasur”, gazetari flet për mashtrimet me call center
-U tha në Opinion

“Gjurmohen pleq të pasur”, gazetari flet për mashtrimet me call center

21 Janar, 2026 11:03 pm
Si mashtrojnë call center-at në Shqipëri, gazetari zbërthen skemën
-U tha në Opinion

Si mashtrojnë call center-at në Shqipëri, gazetari zbërthen skemën

21 Janar, 2026 10:56 pm
Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
Bota

Trump heq tarifat për Groenladën pas takimit me Mark Rutte

21 Janar, 2026 10:44 pm
Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë
Bota

Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë

21 Janar, 2026 9:03 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Gorenlanda/ Trump: Nuk dua dhe nuk do të përdor forcën

21 Janar, 2026 8:23 pm
Silvinjo: Respekt për Ukrainën, por jemi përgatitur për fitore
Sport

Në pritje të playoffit të Botërorit, Sylvinho: Duhet të gabojmë sa më pak

21 Janar, 2026 7:06 pm
Para
Koreja e Veriut ende e paprekur nga COVID-19

Ulen rastet e reja me COVID në Greqi, regjistrohen 25 vdekje

COVID-19 në Shqipëri/ Rriten testimet dhe rastet,11 viktima

Koronavirusi/ 14 viktima dhe mbi 1 mijë i raste të reja në Shqipëri

Kim: Faleminderit Gent Cakaj për forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri

Dënimet për laboratorin e heroinës në Has, reagon ambasadorja e SHBA
















TE FUNDIT

Ankesa ndaj Evropës dhe Groenlanda, CNN: Pesë mesazhe të forta nga Trump në Davos

Ankesa ndaj Evropës dhe Groenlanda, CNN: Pesë mesazhe të forta nga Trump në Davos
22 Janar, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump mbajti një fjalim të gjatë në Forumin Ekonomik Botëror, duke rritur shqetësimet për thellimin e përçarjeve mes SHBA-së dhe...

Lexo më shumë

“Mirror”: Turistët britanikë zgjedhin Rivierën Shqiptare

“Mirror”: Turistët britanikë zgjedhin Rivierën Shqiptare
22 Janar, 2026

Nëse keni dashur gjithmonë të vizitoni Maldivet, por ju mungon koha dhe buxheti, kompania ajrore “Ryanair” mundëson fluturime të lira...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 22 janar 2026

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
22 Janar, 2026

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri...

Lexo më shumë

Horoskopi, 22 janar 2026

Horoskopi, 12 prill 2025
22 Janar, 2026

Dashi Me vullnet dhe dëshirë mund të arrini ta përmirësoni situatën ne jetën tuaj sentimentale. Nëse nga ana tjetër i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com