Kronikë

Emri/Autori i dyshuar i vrasjes në Fier jetonte 3 km larg viktimës(Detaje)


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:47 - 15/11/20 |
Opi Nion

Fatmir Hoxhaj është autori i dyshuar i vrasjes së 52-vjeçarit, Ahmet Toska, ngjarje e ndodhur në 26 tetor të këtij viti. Raportohet se ai banonte në lagjen “Sheq i Madh” në Fier, ndërsa distanca nga shtëpia e viktimës është rreth 3 kilometra.

Mësohet se në momentin kur ka qëlluar autori ka qenë i veshur sportiv me kapuç dhe me maskë Covidi. Ai ka ardhur nga mbrapa dhe e ka qëlluar dy herë dhe është larguar pa thënë ndonjë fjalë.

Ndërsa, vëllai i viktimës, Engjëll Toska, ka thënë se familja e 52-vjeçarit nuk e njeh autorin e dyshuar. Ndërsa,ka shtuar se nuk kanë probleme me asnjë, as hasmëri, as punë pronësie.

Fatmir Hoxhaj jetonte prej vitesh në Itali bashkë me familjen. Në lagje pak e njohin mirë, por e përshkruajnë si njeri të qetë./ Opinion.al

Pas