Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër. Mësohet se një makinë ka përplasur një qytetar që po udhëtonte me biçikletë.
Sipas informacioneve, viktima është identifikuar si Agim Shkambaj 50 vjeç, ndërsa drejtues i mjetit tip “Fiat” është identifikuar si Gjergj Gjeloshi, i cili është punonjës policie.
Autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ Opinion.al