Operacioni Forca e Ligjit ka njoftuar ditën e sotme se iu është dërguar formulari i deklarimit të pasurisë shtatë personave të dënuar për vepra të ndryshme penale.
Bëhet fjalë për; Nikollaq Sina, me banim në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;
Raul Zenunaj, me banim në Vlorë, i dënuar në Itali, për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin ndërkombëtar të drogës”;
Satilno Basho, me banim në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë”;
Elvis Gaçaj, me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Petrit Kamberi, me banim në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
Alket Rushiti, me banim në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafik i femrave për prostitucion”;
Laert Haxhiu, me banim në Lushnjë, i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Këta persona duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al