Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emrat e rinj të administratës së re Trump dhe debatet e para

2024/11/14 at 5:17 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Emrat e rinj të administratës së re Trump dhe debatet e para

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka emëruar këtë javë një sërë emrash që do të drejtojnë agjencitë që trajtojnë çështje të sigurisë kombëtare, nga sekretari i Mbrojtjes tek ambasadori në Izrael. Por gama e përzgjedhjeve ka ngritur pikëpyetje mes ekspertëve.


Ata thonë se disa prej emrave si senatori Marco Rubio, i cili pritet të mbajë pozitën e Sekretarit të Shtetit në administratën e re – janë ekspertë me përvojë, ndërsa të tjerëve sipas tyre, duket se u mungon ekspertiza, apo mbështetja që do t’u duhej për të kryer detyrën.

Analistët vlerësojnë emërimin nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump të senatorit Marko Rubio për postin e Sekretarit të Shtetit. Ata thonë se zoti Rubio e njeh mirë politikën e jashtme dhe do të dijë ta pasqyrojë axhendën e administratës së re.

“Mendoj se senatori Rubio, pasqyron në masë të madhe pikëpamjet e gjera republikane për rëndësinë e rolit të Shteve te Bashkuara në botë. Një ndjenjë disi dypartiake mes shumë anëtarëve të Kongresit mbi rëndësinë e mbështetjes së partnerëve dhe aleatëve. Ai është mbështetës i fortë i Izraelit dhe shumë i ashpër në përballjen me Iranin. Mendoj se do të pasqyrojë axhendën e kësaj administrate dhe do ta percjellë shumë mirë atë mesazh. Por se sa do të jetë ai i përfshirë në vendimmarrjet ndërinstitucionale kjo është një tjetër çështje pasi nuk shoh shumë afërsi mes tij dhe Presidentit Trump”, thotë Jonathan Lord i programit për Sigurinë e Lindjes së Mesme, në qendrën për një Qasje të re ndaj Sigurisë në Amerikë.

Por emërimi nga Presidenti i zgjedhur Trump, i Pete Hegseth, gazetar i rrjetit televiziv ‘Fox News’ e veteran lufte, në pozitën e sekretarit të Mbrojtjes, shihet me mëdyshje nga ekspertët.

Ata thonë se ai ka pak përvojë në menaxhim ndërsa do të jetë në krye të agjencie që ka 1.3 milionë anëtarëve të shërbimit aktiv dhe rreth 1 milion civilë që punojnë për ushtrinë.

“Emërimi i Hegseth për pozitën e Sekretarit të Mbrojtjes ishte shumë i papritur dhe i pazakontë. Ai ka kualifikime të shkëlqyera si ushtarak e sa i takon shkollimit, por nuk ka përvojë të nivelit të lartë në çështje të sigurisë kombëtare dhe nuk ka drejtuar kurrë një organizatë të madhe. Presidenti Trump ka të ngjarë që e sheh atë si prishës të statu-quosë në një organizatë që ai e konsideron si të papërgjegjshme”, thotë Mark Cancias kolonel në pension i marinës amerikane dhe këshilltar i lartë i Qendrës për Studime Ndërkombëtare e Strategjike.

Trump ka dhënë pak detaje mbi politikën e tij të jashtme, por mbështetësit thonë se forca e personalitetit të tij dhe qasja e tij “paqe përmes forcës” do të bëjë që udhëheqësit e huaj të përkulen para vullnetit e tij e të qetësojnë atë që republikanët e quajnë një “botë në zjarr”.

Administrata e parë e zotit Trump u shënjua shpesh në skenën botërore nga politika e tij tregtare proteksioniste, “Amerika e para”, si dhe retorika izoluese, përfshirë kërcënimet për t’u tërhequr nga NATO.

Mënyra se si zoti Trump do t’i përgjigjet luftës së Rusisë në Ukrainë, mund të vendosë tonin e axhendës së tij dhe të sinjalizojë qasjen e tij ndaj NATO-s dhe aleatëve kryesorë të SHBA-së, pasi zoti Biden punoi për të rindërtuar marrëdhëniet kyçe që u prishën nën udhëheqjen e paraardhësit të tij.

Zoti Trump ka qenë kritik ndaj mbështetjes së zotit Biden për Ukrainën dhe ka thenë se nën presidencën e tij, Uashingtoni do të rimendojë rolin e NATO-s. Vitin e kaluar ai i tha agjencisë ‘Reuters’ se Ukrainës mund t’i duhet të lëshojë territor për të arritur një marrëveshje paqeje, diçka që ukrainasit e kundërshtojnë dhe Presidenti në largim Biden nuk e ka sugjeruar asnjëherë.

Duke iu përgjigjur pyetjes mbi arsyet që qëndrojnë pas çdo emri të përzgjedhur nga zoti Trump, eksperti John Simon thotë.

“Qartësisht besnikëria, përballja me Kinën, këto janë gjëra mendoj që kanë ndikuar tek zgjedhjet që janë bërë. Nëse flisni për dikë si Marco Rubio ose Mike Waltz, këta janë njerëz që kanë qenë në Kongres për shumë kohë në pozita që lidhen me politikën e jashtme, janë njerëz që udhëheqësit botërorë i njohin”, thote John Simon ish-ambasador në Bashkimin Afrikan, një organizatë ndërqeveritare, e themeluar për të nxitur unitet dhe solidaritetin mes shteteve afrikane.

Ekspertët shprehën gjithashtu shqetësim për përzgjedhjen e ish-ligjvënëses demokrate Tulsi Gabbard, për postin e drejtoreshës së Zbulimit Kombëtar.

Gabbard njihet për kundërshtimin e vazhdueshëm të ndërhyrjes amerikane në Siri dhe se është takuar fshehurazi me presidentin sirian Bashar al-Assad në janar 2017, i cili është akuzuar për abuzime të mëdha me të drejtat e njeriut. Takimi ngjalli kritika nga të dyja palët në Kongres.

“Emërimi i Tulsi Gabbard hedh një dritë shumë negative mbi gjithçka tjetër. Si mund të emërosh dikë që ka dëshmuar se është e papërgjegjshme nga pikëpamja e sigurisë kombëtare, e cila që do të ulet në mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e të mendosh se rezultati do të jetë pozitiv?! Kjo është jashtëzakonisht shqetësuese”, thotë zoti Simon.

Trump, i cili emëroi ish-guvernatorin e Arkansasit, Mike Huckabee si ambasador në Izrael, do të përballet gjithashtu me një situatë të paqëndrueshme në Lindjen e Mesme, që kërcënon të shdërrohet në një konflikt më të gjerë rajonal. Izraeli po lufton në Gazë dhe Liban ndërsa po përballet me armikun e përhershëm, Iranin. Zoti Trump ka shprehur mbështetjen për Izraelin për të shkatërruar Hamasin në Gazë, por ka thënë se kryeministri Benjamin Netanyahu, një aleat i tij, duhet ta përfundojë punën shpejt.

Trump pritet të vazhdojë ta mbështesë Izraelin me armë, ekzistenca e të cilit siç ka thënë ai, do të rrezikohej nëse zonja Harris do të zgjidhej presidente, një pohim që administrata Biden e ka hedhur poshtë, duke theksuar mbështetjen e saj të fortë për Izraelin./VOA



Ju sugjerojmë

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Para
Zjarret në Prespën e Vogël zhdukin habitatin e pelikanit kaçurrel

Zjarret në Prespën e Vogël zhdukin habitatin e pelikanit kaçurrel

Serbia dhe Hungaria nënshkruajnë deklaratë të përbashkët politike dhe gjashtë marrëveshje

Serbia dhe Hungaria nënshkruajnë deklaratë të përbashkët politike dhe gjashtë marrëveshje

Izraeli kryen sulme ajrore në Damask, raportohet për 15 të vrarë

Izraeli kryen sulme ajrore në Damask, raportohet për 15 të vrarë
















TE FUNDIT

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com