Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emrat/Bënin shitje nga rrjetet sociale, arrestohen 6 menaxherët në Tiranë

2021/11/23 at 1:50 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Emrat/Bënin shitje nga rrjetet sociale, arrestohen 6 menaxherët në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona pas finalizimit të operacionit policor, të koduar “FAST DELIVERY”. Arrestimi i tyre është bërë pas hetimeve të Prokurorisë së kryeqytetit për kontrabandë me mallra si dhe fshehje të të ardhurave.


Sipas uniformave blu, në pranga kanë rënë shtetasit:

Anxhela Dauti, 30 vjeçe, banuese në Tiranë

Manol Lekaj, 34 vjeç, banues në Tiranë,

Bruno Sanija, 37 vjeç, banues në Tiranë,

Eduard Gjura, 38 vjeç, banues në Tiranë,

Kejvi Sulaj, 25 vjeç, banues në Tiranë

Bledar Çela, 44 vjeç, banues në Tiranë, administratorë dhe menaxherë të subjekteve të ndryshme.

Policia tha se “arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi dyshohet se në bashkëpunim edhe me individë që nuk kishin regjistruar bizneset, por dhe me subjekte të tjera tregtare kishin krijuar një skemë për tregtimin dhe transportimin e produkteve që futen dhe dalin nga Shqipëria, duke mos iu nënshtruar regjimit doganor dhe për rrjedhojë tregtohen duke shmangur detyrimet tatimore”.

Nga veprimet hetimore të kryera tha policia, ka rezultuar se mekanizimi i kësaj skeme ushtrohej fizikisht dhe nëpërmjet faqeve online si Instagram dhe Facebook, duke i shkaktuar një dëm të madh shtetit.

Nga kontrolli që është kryer në këto subjekte, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, është konstatuar se shumë prej pakove me destinacion blerësin nuk ishin të pajisura me kupon ose faturë tatimore sipas legjslacionit përkatës.

Kjo skemë u mundësonte personave ose subjekteve tregtare që e zhvillonin konkurencë të pandershme krahasuar me bizneset e rregullta.

Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

-6 magazina, me një sasi malli të konsiderueshme të dyshuar kontrabandë dhe të papajisura me faturë tatimore;

-300 lloje të ndryshme produktesh industriale (si: veshje, parfume, medikamente mjekësore, vegla dhe materiale ndërtimi të cilat kapin një vlerë të konsiderueshme, afërsisht 1 milion euro)

-shuma monetare të cilat ishin përfituar nga shitja e produkteve.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve sipërpërmendur, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë”, kryer në bashkëpunim “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Etiketa: arrestohen 6 menaxherettirane


Ju sugjerojmë

Rikthen reshjet e dëborës në Dardhë
Aktualitet

Rikthen reshjet e dëborës në Dardhë

26 Dhjetor, 2025 9:38 am
Fermerët grekë në protestë, bllokohet aksi Kakavijë-Janinë
Rajoni

Fermerët grekë në protestë, bllokohet aksi Kakavijë-Janinë

26 Dhjetor, 2025 9:36 am
E akuzon për vrasjen e të krishterëve, SHBA bombardon grupin terrorist në Nigeri
Bota

E akuzon për vrasjen e të krishterëve, SHBA bombardon grupin terrorist në Nigeri

26 Dhjetor, 2025 8:04 am
Parashikimi i motit, 26 dhjetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 26 dhjetor 2025

26 Dhjetor, 2025 8:00 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

26 Dhjetor, 2025 7:58 am
“Trump sillet sikur është mbret”/ Moderatori i njohur amerikan: Tirania po lulëzon
Bota

“Trump sillet sikur është mbret”/ Moderatori i njohur amerikan: Tirania po lulëzon

25 Dhjetor, 2025 10:49 pm
Negociata me Putinin? Zelensky: E pamundur të bësh kompromis me një gënjeshtar
Bota

Uroi vdekjen e Putinit, Rusia i përgjigjet Zelenskyt

25 Dhjetor, 2025 9:54 pm
Aksident në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën 16-vjeçari
Kronikë

Aksident në aksin Levan–Tepelenë, humb jetën 16-vjeçari

25 Dhjetor, 2025 9:00 pm
Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura
Aktualitet

Rriten çmimet referuese për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

25 Dhjetor, 2025 8:50 pm
Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze
Bota

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

25 Dhjetor, 2025 8:21 pm
Para
Përplasjet me Bashën, Gjiknuri: Meta po përcakton të ardhmen e tij

Përplasjet me Bashën, Gjiknuri: Meta po përcakton të ardhmen e tij

“Kemi kryer disa herë marrëdhënie”, mësuesja përndiqet nga ish nxënësi në Tiranë

“Kemi kryer disa herë marrëdhënie”, mësuesja përndiqet nga ish nxënësi në Tiranë

GJKKO pushoi çështjen ndaj Dvoranit, Presidenca: Do ta ankimojmë, faktet janë aty

GJKKO pushoi çështjen ndaj Dvoranit, Presidenca: Do ta ankimojmë, faktet janë aty
















TE FUNDIT

Rikthen reshjet e dëborës në Dardhë

Rikthen reshjet e dëborës në Dardhë
26 Dhjetor, 2025

Janë rikthyer reshjet e dëborës në fshatin turistik të Dardhës, në lartësitë 1200 m mbi nivelin e detit. Dëborë po...

Lexo më shumë

Fermerët grekë në protestë, bllokohet aksi Kakavijë-Janinë

Fermerët grekë në protestë, bllokohet aksi Kakavijë-Janinë
26 Dhjetor, 2025

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën...

Lexo më shumë

E akuzon për vrasjen e të krishterëve, SHBA bombardon grupin terrorist në Nigeri

E akuzon për vrasjen e të krishterëve, SHBA bombardon grupin terrorist në Nigeri
26 Dhjetor, 2025

SHBA ka kryer sulme ajrore vdekjeprurëse kundër grupit terrorist Shteti Islamik (IS) në veriperëndim të Nigerisë, njoftoi presidenti amerikan Donald...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 26 dhjetor 2025

Parashikimi i motit, 26 dhjetor 2025
26 Dhjetor, 2025

Ditën e premte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat pas orëve të mesditës gradualisht pritet të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com