Aktualitet

Përplasjet me Bashën, Gjiknuri: Meta po përcakton të ardhmen e tij


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:42 - 23/11/21 |
Opi Nion

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit,  dhe njëherazi Sekretari i Përgjithshëm i saj, Damian Gjiknuri ka komentuar deklaratat e presidentit Ilir Meta dhe përplasjet e tij të fundit me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një prononcim për gazetarët,  Gjiknuri tha se lëvizjet e Metës tregojnë se ky i fundit po sillet si aktor i deklaruar politik dhe po përcakton të ardhmen politike në dinamikën e re brenda opozitës.

“Nuk është se pres ndonjë gjë të re. Presidenti është një aktor i deklaruar politik, po përcakton të ardhmen e tij të re politikë në dinamikën që po zhvillohet brenda opozitës,” u shpreh Gjiknuri.

Meta u shpreh dje se Basha iu ul në gjunjë dhe iu lut për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.

Gjithashtu, Gjiknuri komentoi edhe komisionin e reformës zgjedhore. “Komisioni akoma s’ka filluar punë ne presim që të vijnë në binarë dhe shinat e eksperiencës së kaluar për ngritjen e komisioneve të reformës zgjedhore,” u shpreh Gjiknuri.

Pas