Kronikë

Emrat/ Akuza për drogë dhe mashtrim, ekstradohen në Shqipëri 3 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:46 - 02/07/20 |
Opi Nion

Tre persona janë ekstraduar nga Greqia dhe Italia drejt vendit tonë. Policia e Shtetit njofton se është ekstraduar nga Greqia Altin Gjergji, 37 vjeç, banues në Pukë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, me 6 vjet e 6 muaj burg, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

U ekstradua nga Greqia shtetasi Renato Rama, 26 vjeç, banues në Tepelenë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

U ekstradua nga Italia shtetasi Ergys Rexha, 31 vjeç, banues në Peqin, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me 2 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”./ Opinion.al

Pas