Një 42-vjeçar ka plagosur me armë zjarri këtë të mërkurë një person në Tiranë. Sipas informacioneve ka qenë shtetasi Robert Doka që ka plagosur shtetasin Denis Kuka në këmbë pas një konflikti për motive të dobëta.
Ndërkohë policia ka arritur të verë në pranga 42-vjeçarin, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur nga ky shtetas.
I plagosuri aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.