Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emiratet e Bashkuara Arabe refuzojnë çdo përpjekje për zhvendosjen e palestinezëve

2025/02/19 at 9:25 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Emiratet e Bashkuara Arabe refuzojnë çdo përpjekje për zhvendosjen e palestinezëve

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan i tha Sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio se Emiratet e Bashkuara Arabe refuzojnë “çdo përpjekje për të zhvendosur popullin palestinez nga toka e tyre”, ndërsa zoti Rubio zhvilloi të mërkurën një vizitë në Abu Dhabi.


Deklaratat u raportuan nga media shtetërore e Emirateve të Bashkuara Arabe, që po ashtu njoftoi se presidenti nënvizoi nevojën për të parandaluar zgjerimin e konfliktit në Gazë.

Sipas së njëjtës media, Presidenti nënvizoi rëndësinë e rindërtimit të Gazës dhe ndjekjen e një udhe që çon në një paqe gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë, të bazuar në zgjidhjen me dy shtete, si mënyra e vetme për të garantuar qëndrueshmërinë rajonale.

Udhëheqësit arabë kanë refuzuar planet e sugjeruara nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, që palestinezët të largohen nga Gaza drejt vendeve të tjera të rajonit dhe që SHBA-të të marrin kontrollin e rajonin palestinez dhe ta rindërtojnë atë.

Vizita e Sekretarit të Shtetit Rubio ishte pjesë e një turneu në disa shtete, që përfshiu gjithashtu bisedime me udhëheqës në Izrael dhe në Arabinë Saudite. Vizita u zhvillua ndërsa po afrohen javët e fundit, të fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

Lirimi i pengjeve

Një udhëheqës i lartë i Hamasit tha të martën se grupi militant planifikon të lirojë të shtunën gjashtë pengje të tjerë izraelitë të cilët mbahen në Gazë. Po kështu ai bëri të ditur se do të dorëzojë edhe trupat e pajetë të katër pengjeve të enjten.

Udhëheqësi i Hamasit, Khalil al-Hayya e bëri njoftimin e papritur në një deklaratë të regjistruar, që u pa si reagim ndaj vendimit të Izraelit për të lejuar hyrjen e shtëpive portative dhe pajisjeve të ndërtimit në Rripin e Gazës, të kërkuara prej kohësh.

Gjashtë pengjet janë grupi i fundit që do të lirohen sipas fazës së parë të armëpushimit që skadon në fillim të marsit, ndërsa Hamasi besohet se mban ende rreth 70 pengje të tjerë, gjysma e tyre të gjallë. Katër trupa të tjerë pengjesh pritet të kthehen javën e ardhshme.

Deri më tani, gjatë armëpushimit, Hamasi ka liruar 24 pengje dhe Izraeli ka liruar më shumë se 1000 të burgosur palestinezë.

Sidoqoftë, tani palët ndërluftuese duhet të negociojnë fazën e dytë dhe më të vështirë të armëpushimit. Hamasi thotë se në këtë fazëdo të në lirojë pengjet e mbetura vetëm në këmbim të ndalimit të përhershëm të luftimeve dhe tërheqjes së plotë të trupave izraelite nga Gaza.

Ndërkohë, Izraeli nuk është tërhequr nga objektivi i tij, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, për të eliminuar çdo rol ushtarak apo qeverisës të Hamasit në Gazë.

Ministri i Jashtëm i Izraelit Gideon Saar tha të martën se Izraeli është i gatshëm të fillojë negociatat mbi detajet e fazës së dytë. Ato bisedime është dashur të kishin filluar para dy javësh, sipas marrëveshjes së armëpushimit.

Në komentet e tij, Hayya tha se “familja Bibas” do të përfshihet në dorëzimin e katër trupave të pajetë, duke iu referuar sipas gjasave zonjës Shiri Bibas dhe dy djemëve të saj të vegjël, Arielit dhe Kfirit, që për shumë izraelitë simbolizojnë edhe betejën e pengjeve.

Izraeli ende nuk i ka konfirmuar vdekjet e tyre dhe zyra e Kryeministrit Benjamin Netanyahu i ka bërë thirrje publikut të mos shpërndajë “foto, emra dhe thashethëme”. Izraeli ka shprehur shqetësime të thella për fatin e familjes Bibas ndërkohë që Hamasi thoshte se ata janë vrarë gjatë bombardimeve izraelite në fillim të luftës. Yarden Bibas, bashkëshorti dhe babai, i cili u rrëmbye në një vend tjetër, u lirua këtë muaj.

Kfiri, i cili ishte 9 muajsh në kohën kur u rrëmbye, ishte pengu më i ri i rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor të vitit 2023 gjatë sulmit ndaj Izraelit, që shkaktoi luftën 15 muajshe. Video regjistrimet nga rrëmbimi shfaqin zonjës Shiri duke mbështjellur djemtë e saj kuqloshë në një batanije ndërkohë që burra të armatosur e çonin tutje.

“Orëve të fundit jemi tronditur pas publikimit të njoftimit të zëdhënësit të Hamasit rreth kthimit të Shirit, Arielit dhe Kfirit këtë të enjte si pjesë së lirimit të civilëve të rrëmbyer”, deklaroi familja përmes një kumtese. “E kemi të rëndësishme të tregojmë se jemi në dijeni të këtyre njoftimeve por se ende nuk kemi marr një njoftim zyrtar mbi këtë çështje”.

“Përderisa të mos marrim një njoftim të saktë, rrugëtimi ynë nuk do të përfundojë”, deklaroi familja.

Një zyrtar izraelit tha se Kryeministri Netanyahu ka lejuar futjen e shtëpive portative dhe pajisjeve të ndërtimit në Gazë për të përshpejtuar lirimin e pengjeve. Javën e kaluar Hamasi u kërcënua se do të shtynte lirimin e pengjeve të tjera, duke iu referuar çështjes së shtëpive portative dhe shkeljeve të tjera të marrëveshjes së armëpushimit.

Izraeli pritet të vazhdojë lirimin e qindra të burgosurve palestinezë, përfshirë shumë prej të cilëve po vuajnë dënime me burgim jetësor për kryerjen e sulmeve të përgjakshme, në këmbim të pengjeve.

Hamasi, organizatë që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur terroriste, vrau rreth 1,200 persona në sulmin e tetorit të vitit 2023 dhe rrëmbeu rreth 250 të tjerë. Mbi gjysma e pengjeve janë liruar si pjesë e marrëveshjeve paraprake të armëpushimit, ndërsa tetë u shpëtuan përmes operacioneve ushtarake.

Lufta ajrore dhe tokësore e Izraelit ka shkaktuar vdekjen e mbi 48,200 palestinezëve, shumica grad he fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila nuk tregon numrin e militantëve të vrarë. Ushtria izraelite thotë se kjo shifër përfshin 17 mijë militantë. Pjesë të tëra të Gazës janë shkatërruar dhe ofensiva ka zhvendosur shumicën e 2.3 milionë banorëve të Gazës./voa



Ju sugjerojmë

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

19 Qershor, 2026 10:10 pm
“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
Sport

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

19 Qershor, 2026 8:35 pm
Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
Aktualitet

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

19 Qershor, 2026 8:19 pm
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
Bota

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

19 Qershor, 2026 7:41 pm
Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
Bota

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

19 Qershor, 2026 6:36 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Aktualitet

NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto

19 Qershor, 2026 6:22 pm
Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Para
Fondacioni Mane dhuron 1000 karrige me rrota për para dhe tetraplegjikët e gjithë Shqipërisë

Fondacioni Mane dhuron 1000 karrige me rrota për para dhe tetraplegjikët e gjithë Shqipërisë

Macron dhe Starmer gati të nisen për SHBA, Scholz kritikon Trump: E rrezikshme ta quash Zelenskyn “diktator”

Macron dhe Starmer gati të nisen për SHBA, Scholz kritikon Trump: E rrezikshme ta quash Zelenskyn "diktator"

Administrata e re amerikane dhe marrëdhëniet me Kosovën

Administrata e re amerikane dhe marrëdhëniet me Kosovën
















TE FUNDIT

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë telefonike me NBC News se foli sot “me Izraelin” dhe i...

Lexo më shumë

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
19 Qershor, 2026

Barazimi 1-1 i Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Botës ka nxitur debate të forta dhe akuza...

Lexo më shumë

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
19 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot në Sheshin Skënderbej, në ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet. Pas grumbullimit...

Lexo më shumë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
19 Qershor, 2026

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00 sipas orës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}