Partia Socialiste miratoi pa opozitën ndryshimet në Aktin Normativ, ku emigrantët me dokumente të skaduara mund të votojnë për zgjedhjet e 11 majit.
Vlefshmëria e dokumenteve të skaduara të emigrantëve është e vlefshme deri më 31 maj 2025.
Me 76 vota pro, u miratua Akti normativ nr.1 “Për një shtesë në ligjin nr.8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar”.
Me 75 vota pro dhe 1 abstenim Akti normativ nr.2 “Për një shtesë në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar”.
Me 75 pro dhe 1 abstenim u miratua Projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifiimin e pagave të personelit me kohë jo të plotë pune në mbështetje të procesit të votimit nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për Zgjedhjet për Kuvend 2025”.