Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë e Posaçme për Kosovën

2019/06/13 at 2:29 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë e Posaçme për Kosovën

Prokurori me shtetësi franceze dhe amerikane, Alex Whiting, është emeruar shef i hetimeve në zyrën e Prokurorit të Posaçëm për krimet e luftës në Kosovë.

Whiting, 54 vjeçar, është i familjarizuar me rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ndërmjet viteve 2002-e 2007, ai kishte punuar në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë dhe ishte prokuror kryesor në procesin kundër ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, Isak Musliu e Haradin Balaj si dhe në gjykimet kundër Milan Martiçit, ish udhëheqës i kryengritësve serbë në Kroaci dhe Dragomir Milosheviçit, ish ushtarak i serbëve të Bosnjës.

Në një njoftim të zyrës së Prokurorit të Posaçëm thuhet se  Whiting, është një prokuror me kombësi franceze dhe amerikane me përvojë të gjerë në fushat e ndjekjes penale kombëtare dhe asaj ndërkombëtare.

Ishte profesor në fakultetin juridik në Harvard dhe më herët ishte prokuror federal në Shtetet e Bashkuara, fillimisht në Sektorin e Kriminalistikës së Departamentit të të Drejtave Civile në Washington DC e më pas me Zyrën e Prokurorit Federal në Boston, Massachusetts, ku ka ndjekur rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në fillim të këtij viti, Prokuroria e Posaçme për krime lufte në Kosovë, filloi në Hagë intervistimin e një numri të ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fillim të muajit gusht të vitit 2015, parlamenti i Kosovës miratoi me shumicë votash ligjin për Gjykatën e Posaçme, që me emrat dhomat e specializuara, do të veprojë në Hagë, nën ligjet e Kosovës dhe me prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë.

Ideja për themelimin e gjykatës pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Martty për trafikim organesh në Kosovë, përkatësisht përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës.

Hetimet kishin nxitur reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998 1999 që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s./ VOA/

Etiketa: Alex Whitingkosove

Ju sugjerojmë

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare
Bota

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare

7 Nëntor, 2025 10:38 pm
Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme
Aktualitet

Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

7 Nëntor, 2025 9:43 pm
Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin
Bota

Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin

7 Nëntor, 2025 9:38 pm
Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar
Kronikë

Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar

7 Nëntor, 2025 8:36 pm
Bllokuan korsinë e emergjencës, policia heq me karroatrec makinat
Aktualitet

Bllokuan korsinë e emergjencës, policia heq me karroatrec makinat

7 Nëntor, 2025 6:58 pm
U kapën me kokainë dhe fishekë gjuetie, dy të arrestuar në Kakavijë
Kronikë

U kapën me kokainë dhe fishekë gjuetie, dy të arrestuar në Kakavijë

7 Nëntor, 2025 5:51 pm
SPAK firmos 9 masa sigurie për ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe biznesmenë
Kronikë

Akuzohen se ofruan para për të blerë vota për PS, SPAK dërgon për gjykim tre persona

7 Nëntor, 2025 5:08 pm
Ukraina: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse
Bota

Ukraina: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

7 Nëntor, 2025 5:03 pm
Indi, treni me pasagjerë përplaset me atë të mallrave, 11 viktima
Bota

Indi, treni me pasagjerë përplaset me atë të mallrave, 11 viktima

7 Nëntor, 2025 4:08 pm
Ndeshja mes Andorrës dhe Kombëtares shqiptare, FSHF nxjerr në shitje biletat
Sport

Ndeshja mes Andorrës dhe Kombëtares shqiptare, FSHF nxjerr në shitje biletat

7 Nëntor, 2025 3:57 pm
Para
Sa mundësi ka shkarkimi i Ilir Metës, si President

Meta reagon pas takimit me diplomaten amerikane

Produkte që mund të irritojnë lëkurën tuaj

Produkte që mund të irritojnë lëkurën tuaj

Film i animuar për “Spice Girls”, pjesë edhe Victoria Beckham

Film i animuar për “Spice Girls”, pjesë edhe Victoria Beckham

TE FUNDIT

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare

Pionieri i ADN-së, shkencëtari James Watson ‘shuhet’ në moshën 97-vjeçare
7 Nëntor, 2025

Shkencëtari James Watson, fitues i Çmimit Nobel, bashkëzbulues i strukturës së ADN-së, ka ndërruar jetë në moshën 97 vjeç. Hulumtimi...

Lexo më shumë

Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

Balluku takohet me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme
7 Nëntor, 2025

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është takuar në Athinë me Sekretarin amerikan të Energjisë, Chris Wright,...

Lexo më shumë

Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin

Pse Hungaria është e përshtatshme për një takim të ardhshëm të Trump dhe Putin
7 Nëntor, 2025

Presidenti Donald Trump u tha gazetarëve se do të donte të zhvillonte një takim të mundshëm me homologun rus Vladimir...

Lexo më shumë

Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar

Gjendet i djegur brenda makinës një person në Athinë, dyshohet se është shqiptar
7 Nëntor, 2025

Një krim makabër ka ndodhur në Greqi. Kufoma e një mashkulli të djegur, i lidhur me pranga në sediljen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com