Shkrimtarja Elvira Dones, e njohur si një nga kritikët e mëdha të qeverisë Berisha, nuk ka kursyer as kritikat për mënyrën se si po qeveris Edi Rama.
Për Dones, “Shqipëria nuk është në shtije dhe as pronë e një grupi mashtruesish”.
Ja çfarë shkruan ajo në facebook:
“L’Albania NON è in vendita. Shqipëria nuk është pronë e një grupi mashtruesish. Qeveria aktuale ka një rrugë të vetme: të dëgjojë dhe te respektoje atë që populli po i kërkon dhe për të vetmen arsye për të cilën e votoi.
Nëse ajo që u thuhet shqiptarëve, thuajse çdo ditë, me përçmim, se janë një popull delesh, pa mend, të manipuluar, të paditur, atëherë kjo qeveri le të gjejë një popull tjetër që të kënaqë dëshirën e saj për t’u majmur në kurriz të tij”.