Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Elon Musk sfidon Jeff Bezos për koloninë e parë në Hënë

2026/02/16 at 12:33 PM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Elon Musk sfidon Jeff Bezos për koloninë e parë në Hënë

Gara për në Hënë nuk është më një sfidë mes superfuqive, por mes super të pasurve të epokës digjitale: kush do ta bëjë të mundur kolonizimin e satelitit natyror të Tokës? Elon Musk apo Jeff Bezos?


Për ego dhe pasuri po aq të pakufishme, një planet i vetëm nuk mjafton, shkruan La Repubblica. Dhe ja që themeluesi i Tesla dhe ai i Amazon prej kohësh i projektojnë ëndrrat e tyre të madhështisë drejt hapësirës. Por nëse në të kaluarën konkurrenca mes të dyve kufizohej te anijet që bëjnë vajtje-ardhje me Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, i cili rrotullohet rreth Tokës në 400 km lartësi, tani ata do të përballen për një objektiv shumë më ambicioz: të rikthejnë qeniet njerëzore në Hënë për herë të parë që nga viti 1972.

Kthesa ndodhi javën e kaluar, kur Elon Musk njoftoi një ndryshim rrënjësor të strategjisë për kompaninë e tij. Që nga krijimi i saj në vitin 2002, Musk kishte bërë të qartë se objektivi ishte kolonizimi i Marsit. Dhe kujtdo që i sugjeronte të përqendrohej te Hëna, ai i përgjigjej: “Hëna është vetëm një shpërqendrim”.

Më 9 shkurt, Musk njoftoi në rrjetin e tij social ndryshimin e kursit: “SpaceX ka zhvendosur vëmendjen te ndërtimi i një qyteti të vetëqëndrueshëm në Hënë, pasi mund ta realizojmë brenda më pak se 10 vjetësh, ndërsa në Mars do të duheshin më shumë se 20 vjet”.

Po atë ditë, Jeff Bezos postoi një foto enigmatike të një breshke, pa asnjë tekst. Breshka është kafsha që shfaqet në stemën e Blue Origin, kompania hapësinore e Bezos. Përveç kësaj, ajo është protagonistja e fabulës së Ezopit që mund një lepur më të shpejtë, por tepër të sigurt në vetvete. Dhe pak ditë më vonë, pronari i Amazon pezulloi programin e tij të turizmit hapësinor për t’i lejuar Blue Origin të përqendrohej te Hëna.

Por mes dy sfidantëve, kush është më përpara në garën për në Hënë? Dhe çfarë roli luan NASA, e cila brenda pak javësh pritet të nisë misionin Artemis III, me një ekuipazh njerëzor në bord që do të fluturojë rreth Hënës për t’u kthyer më pas në Tokë pas 10 ditësh? “Agjencia hapësinore amerikane do t’u drejtohet të dy furnitorëve për të siguruar raketa “, përgjigjet Roberto Battiston, fizikant në Universitetin e Trentos dhe prej pak javësh president i Komitetit Europian për Shkencat Hapësinore. “Planet e NASA-s për kolonizimin e Hënës bazohen në një kombinim prej dy raketash“, shpjegon ai. “Njëra që transporton vetëm astronautë, si ajo që pritet të ngrihet në ditët në vijim. Dhe një raketë e madhe ngarkese, e aftë të çojë në Hënë tonelata pajisjesh, për ta bërë të mundur jetën njerëzore në një mjedis armiqësor. SpaceX ka raketën Starship, e rikuperueshme pas çdo lëshimi, që të paktën në teori mund të transportojë 100 tonë. Deri tani, edhe pse nuk ka arritur kurrë të fluturojë me ngarkesë të plotë, mbetej e vetmja në treg. Pastaj, nga hija doli Bezos me Blue Origin, që disponon teknologjinë e nevojshme, pasi ishte e para që arriti të rikthejë në tokë fazën e parë të një rakete në vitin 2015″.

Ky rizbulim i Hënës fsheh dinamika ekonomike dhe teknologjike shumë tokësore. “Musk dhe Bezos drejtojnë dy perandori, të ardhmen e të cilave duhet ta garantojnë”, vëren Battiston. “Amazon, për shembull, nuk mund të mos ketë një rrjet të vetin satelitësh të avancuar. Dhe në fakt po zhvillon raketa për këtë qëllim. Por ndërkohë, pak ditë më parë, raketa europiane Ariane 64 në fluturimin e saj inaugurues vendosi në orbitë 32 satelitë të Bezos. Në anën tjetër, nuk besoj se Tesla do të vazhdojë të fokusohet vetëm te makinat elektrike, sepse ka shumë konkurrencë në atë fushë. Së shpejti mund të ndërtojë më pak makina dhe më shumë robotë. Për Tokën apo për hapësirën”.



Ju sugjerojmë

Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes
Politikë

Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes

4 Korrik, 2026 10:40 pm
Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua
Aktualitet

Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua

4 Korrik, 2026 9:42 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

“Netanyahu më kërkoi takim”, Trump: Ai e di se kush është shefi

4 Korrik, 2026 9:35 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Protesta, Rama për ZDF: Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro

4 Korrik, 2026 8:59 pm
Protestuesit sjellin torta në bulevard për ditëlindjen e Ramës: Populli të uron
Aktualitet

Protestuesit sjellin torta në bulevard për ditëlindjen e Ramës: Populli të uron

4 Korrik, 2026 8:23 pm
Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve

4 Korrik, 2026 7:34 pm
Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…
Aktualitet

Dhunë ndaj protestuesit të arrestuar? Lamallari: Pretendimet janë të pavërteta

4 Korrik, 2026 6:41 pm
Zjarr masiv në SHBA, dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa
Bota

Zjarr masiv në SHBA, dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa

4 Korrik, 2026 5:54 pm
Dronët ukrainas godasin terminalin e naftës në Shën Petersburg
Bota

Dronët ukrainas godasin terminalin e naftës në Shën Petersburg

4 Korrik, 2026 4:51 pm
“Proces drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, Moska njofton nisjen e përgatitjeve për një takim Trump-Putin
Bota

250 vjetori i pavarësisë, Putin:SHBA dhe Rusia kanë përgjegjësi për sigurinë e botës

4 Korrik, 2026 3:13 pm
Para
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë

Bisedime SHBA-Iran në Gjenevë, Netanyahu tregon kushtet për marrëveshje

Gjermania zgjat kontrollet kufitare edhe për gjashtë muaj

Gjermania zgjat kontrollet kufitare edhe për gjashtë muaj

Berisha: Vetëm dorëheqja e Ramës e zgjidh këtë krizë të rrezikshme

Berisha: Vetëm dorëheqja e Ramës e zgjidh këtë krizë të rrezikshme
















TE FUNDIT

Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes

Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes
4 Korrik, 2026

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale sa i përket protestës që u...

Lexo më shumë

Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua

Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua
4 Korrik, 2026

Edviol Kulluri, ideatori i platformës për Kuvendin Kombëtar me 150 anëtarë, tha para protestuesve se çdo gjë do të dalë...

Lexo më shumë

“Netanyahu më kërkoi takim”, Trump: Ai e di se kush është shefi

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
4 Korrik, 2026

Presidenti Trump i tha Axios të shtunën se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i kërkoi atij një takim në Shtëpinë e Bardhë dhe se ky...

Lexo më shumë

Protesta, Rama për ZDF: Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
4 Korrik, 2026

Në një intervistë për ZDF, Kryeministri Edi Rama ka folur për protestat, konfliktin mes politikës, mbrojtjes së natyrës dhe investimeve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}