Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Eliot Engel takim me Vuçiç në Beograd për çështjen e dialogut me Kosovën

2019/07/03 at 3:37 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Eliot Engel takim me Vuçiç në Beograd për çështjen e dialogut me Kosovën

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, njëherësh kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë i Dhomës së Përfaqësuesve, u takua në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Sipas njoftimit të ambasadës amerikane në Beograd, ai ka biseduar me presidentin e Serbisë lidhur me dialogun me Kosovën, paqen dhe qëndrueshmërinë në Ballkan dhe vënien e drejtësisë për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë.

Presidenti serb, tha pas takimit se është diskutuar sa “i rëndësishëm është vazhdimi i bisedimeve, sa është e rëndësishme për marrëdhëniet serbo-shqiptare dhe për qëndrueshmërinë e tërë rajonit”.

Ai tha se është diskutuar edhe për rastin e vëllezërve Bytyçi, tre shqiptaro-amerikanë , trupat e të cilëve u gjetën 18 vjet më parë në një varrezë masive në Serbi

Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, ishin pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të batalionit Atlantiku, i përbërë nga shqiptarë që jetonin në Shtetet e Bashkuara, e të cilët ju bashkuan luftës në Kosovë.

Në muajin korrik të vitit 1999 ata janë arrestuar në rrethana të panjohura nga forcat serbe në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdarë.

Një gjykatë në qytetin e Prokuples në Serbi, i kishte dënuar me nga 15 ditë heqje lirie nën akuzat për siç është thënë, kalim të paligjshëm të kufirit të ish Jugosllavisë.

Katër ditë para skadimit të dënimit, ata janë marrë nga burgu dhe janë dërguar në Petrovo Selo ku janë vrarë nga afër. Trupat janë gjetur në vitin 2001 në një varrezë masive me duar të lidhura me tela, në mesin e shumë trupave të civilëve shqiptarë që ishin dërguar atje në përpjekje për të fshehur gjurmët e mizorive të forcave serbe gjatë luftës në Kosovë.

Që nga vitit 2006 janë zhvilluar dy procese gjyqësore në lidhje me rastin e vëllezërve Bytyçi ndaj dy ish-policëve serbë, të cilët më pas janë lënë të lirë.

Autoritetet amerikanë kanë kërkuar në vazhdimësi nga Beogradi zbardhjen e këtij rasti dhe vënien e autorëve para drejtësisë.

Një delegacion dypartiak i ligjvënësve amerikanë i kërkoi në muajin shkurt të këtij viti në Munih presidentit serb që të ndërmarr veprime për të zgjidhur këtë çështje.

Kongresmeni Engel, pas vizitës në Beograd, pritet të qëndrojë edhe në Luginën e Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë dhe më pas në Kosovë ku do të marrë pjesë në manifestimet me rastin e ditës së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara dhe përurimin e ndërtesës së ambasadës amerikane në Prishtinë.

Ai po ashtu do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të një rruge që do të mbajë emrin e tij.

Zoti Engel njihet si një nga miqtë e mëdhenj të shqiptarëve dhe mbështetës i fuqishëm i zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

Ai gjithashtu reagoi në lidhje me situatën politike në Shqipëri tri ditë para zgjedhjeve vendore ku shprehej i shqetësuar për gjendjen e vendit dhe i bënte apel palëve të tregoheshin të përmbajtura. /Opinion.al

Etiketa: eliot engelkosovavucic

Ju sugjerojmë

Bashkëpunëtore e Epstein, Maxwell refuzon t’u përgjigjet pyetjeve në Kongres
Bota

Bashkëpunëtore e Epstein, Maxwell refuzon t’u përgjigjet pyetjeve në Kongres

10 Shkurt, 2026 12:06 pm
Zelensky: Ukraina do të hapë 10 qendra eksporti armësh në Evropë
Bota

Zelensky: Ukraina do të hapë 10 qendra eksporti armësh në Evropë

10 Shkurt, 2026 12:02 pm
Projekti që lidh bregdetin e Durrësit me qytetin, banorët protestojnë: Duam strehim
Aktualitet

Projekti që lidh bregdetin e Durrësit me qytetin, banorët protestojnë: Duam strehim

10 Shkurt, 2026 12:00 pm
Veliaj 1 vit në burg, studiot ligjore: Persekutim politik, i është mohuar procesi…
Aktualitet

Veliaj 1 vit në burg, studiot ligjore: Persekutim politik, i është mohuar procesi…

10 Shkurt, 2026 11:31 am
Protesta e PD/ Policia në gatishmëri maksimale, RENEA dhe 1400 efektivë në terren
Aktualitet

Protesta e PD/ Policia në gatishmëri maksimale, RENEA dhe 1400 efektivë në terren

10 Shkurt, 2026 11:27 am
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Protesta e PD/Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni larg grumbullimeve

10 Shkurt, 2026 10:24 am
Dosjet Epstein, Mbreti Charles gati të bashkëpunojë me policinë për Andrew
Bota

Dosjet Epstein, Mbreti Charles gati të bashkëpunojë me policinë për Andrew

10 Shkurt, 2026 9:52 am
Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar
Kryesore

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar

10 Shkurt, 2026 8:34 am
Parashikimi i motit, 28 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 10 shkurt 2026

10 Shkurt, 2026 8:32 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i yjeve, 10 shkurt 2026

10 Shkurt, 2026 8:29 am
Para
“Vetoja e Macron dëmton Shqipërinë,Maqedonia e Veriut mbështet nga Merkel”

“Vetoja e Macron dëmton Shqipërinë,Maqedonia e Veriut mbështet nga Merkel”

Opinion/ Shpërthimi i Ilir Metës

Do largohet nga PSG? Reagon Kylian Mbappe

Do largohet nga PSG? Reagon Kylian Mbappe

TE FUNDIT

Bashkëpunëtore e Epstein, Maxwell refuzon t’u përgjigjet pyetjeve në Kongres

Bashkëpunëtore e Epstein, Maxwell refuzon t’u përgjigjet pyetjeve në Kongres
10 Shkurt, 2026

Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e dënuar e Jeffrey Epstein, refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve nga Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve të...

Lexo më shumë

Zelensky: Ukraina do të hapë 10 qendra eksporti armësh në Evropë

Zelensky: Ukraina do të hapë 10 qendra eksporti armësh në Evropë
10 Shkurt, 2026

Ukraina do të hapë 10 qendra eksporti armësh në Evropë në një ndryshim të madh politik në kohë lufte, njoftoi...

Lexo më shumë

Projekti që lidh bregdetin e Durrësit me qytetin, banorët protestojnë: Duam strehim

Projekti që lidh bregdetin e Durrësit me qytetin, banorët protestojnë: Duam strehim
10 Shkurt, 2026

Banorë që preken nga projekti i rrugës që lidh bregdetin, në zonën e Currilave, me rrugën “Aleksandër Goga” në Durrës...

Lexo më shumë

Veliaj 1 vit në burg, studiot ligjore: Persekutim politik, i është mohuar procesi…

Veliaj 1 vit në burg, studiot ligjore: Persekutim politik, i është mohuar procesi…
10 Shkurt, 2026

Një vit nga arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, kanë reaguar dy studiot ligjore Kasowitz Benson Torres në Nju Jork dhe Mishcon...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com