InstaBIZ

Eleni Foureira bashkëpunim me reperin e njohur amerikan


               Publikuar në : 12:28 - 04/04/19 |
xhu lia

Të gjithë e kujtojmë performancën elektrizuese të këngëtares me origjinë shqiptare Eleni Foureira në skenën e Eurovision, vitin e kaluar me këngën “Fuego”.

Në këtë kompeticion ajo u rendit e dyta dhe kënga e saj pati mjaft jehonë edhe pas pjesëmarrjes në këtë festival. Duket se karriera e saj po shënon një arritje të re. Ajo do të sjellë së shpejti një bashkëpunim me reperin e njohur amerikan Snop Dogg.

Kënga titullohet ‘Sirens’ dhe është risjellje e këngës së njohur ‘Sweet Dreams’ (Are Made of This)’. Për këtë bashkëpunim ka lajmëruar labeli ku është pjesë Eleni duke publikuar një video të shkurtër nga ky klip në rrjete sociale. Ndërkohë mediat greke kanë raportuar se ky projekt muzikor do të publikohet ditën  e premte./Opinion.al/

 

 

Pas