Një sherr mes dy personave në Elbasan ka degraduar deri në plagosjen me thikë të një 21-vjeçari. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori”.
P. R. 54 vjeç, banues në Elbasan, ka plagosur me thikë F. Sh., 21 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta. 21-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore.
Sakaq, autori i dyshuar, shtetasi P. R. është lokalizuar dhe kapur brenda pak minutash, pas ngjarjes. Aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.