Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan.
Sipas “AbcNews”, ngjarja ka ndodhur në gjimnazin “Vasil Kamami”, ku nxënësja e klasës së 10 e ardhur nga një qendër sociale është hedhur nga kati i 2 i shkollës për arsye që ende nuk dihen.
Nxënësja është jashtë rrezikut për jetën dhe policia ka marrë në pyetje shokët e klasës së vajzës.