Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Elbasan/ 40-vjeçarja e sëmurë nga tiroidja, peshon 17 kg në moshën 40-vjeçare

2018/08/08 at 3:38 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Elbasan/ 40-vjeçarja e sëmurë nga tiroidja, peshon 17 kg në moshën 40-vjeçare

 


Kimete Qefa është 40 vjeçe, por peshon vetëm 17 kilogramë dhe është e gjatë rreth 60 cm. Që nga koha që u diagnostifikua si e sëmurë, trupi i saj mbeti sa i një fëmije. Familja e saj sot kërkon ndihmë, së paku për një mjekim të specializuar. Kimetja jeton me nënën e saj, vëllain Pëllumbin, nusen dhe dy fëmijët e tij.

 

Kalvari i vuajtjes për të nisi që kur ishte 6-muajshe. Një sëmundje kronike prej fëmije detyroi nënën e saj, që atëherë jetonin në Gramsh, ta çonte atë te mjeku. Aty mësoi se e bija kishte mungesë tiroidesh dhe se për këtë arsye ajo nuk do të zhvillohej më si një fëmijë normal. Rritja e saj prej asaj kohe ka qenë me centimetra. Ajo u zgjat shumë pak dhe pesha ishte me gram në vit. Tashmë, Kimetja peshon rreth 17 kilogramë dhe ushqehet vetëm një herë në ditë. Pëllumbi, vëllai i saj dhe nusja e tij kujdesen për të.

 

 

“Kimeten e trajtoj më mirë se fëmijët e mi. Ata tashmë janë të rritur, nuk i mbaj më hopa, ndërsa Kimeten vazhdoj ta mbaj. Ajo me të vërtetë është 40 vjeçe, por peshon sa një bebe”, thotë vëllai i saj Pëllumbi. Ai shkoi në emigrim prej vitesh dhe një nga arsyet ishte që t’i ofronte kushte sa më të mira së motrës. “Asgjë nuk i mungon Kimetes. Ajo ka dashuri, ka dhomën e saj, me të vërtetë ushqehet një herë në ditë, por atë vakt e merr të shëndetshëm”, thotë Pëllumbi.

 

Nëna e Kimetes tregon se po të ishte kuruar që 6 muajshe, kur edhe u zbulua sëmundja e saj, sot Kimetja do të kishte zhvillim normal. Sikur të mos mjaftonte kjo, rreth 3 vite më parë, Kimetja u diagnostifikua edhe me hepatit. Që atëherë ajo kurohet nga mëlçia dhe ky është problem i madh për vëllain e saj, i cili rend në spitalet e Elbasanit me Kimeten hopa, pasi ajo nuk ecën dot vetë. Edhe pse i gatshëm për motrën e tij, Pëllumbi nuk po mundet dot ta kurojë atë.

“Kimetja nuk mund të kurohet dot me kokrra nga mëlçia. Ajo do një mjekim me lëngje, pasi organizmi i saj nuk i përballon dot kokrrat, nuk ia tret dot. Mjekët më kanë thënë që nuk ka një mjekim të tillë. Kërkoj një mjek specialist që të më ndihmojë motrën. Aq vite sa Zoti ia ka dhënë jetën, ta jetojë pa dhimbje. Ne e duam të gjithë, nuk duam që ajo të vuajë. Mjekët më thanë ta shtrojmë në spital, por atje Kimetja nuk mund të rrijë dot. Ajo ka nevojë për shumë shërbime. Kemi nevojë që në këto kushte mjekimi t’i bëhet në shtëpi me ndihmën e ndonjë asistenti”, thotë Pëllumbi. Ka vetëm 6 vjet që Kimetja merr kemp të plotë, se më parë e merrte të pjesshëm. Janë të rrallë rastet si të Kimetes në vendin tonë, ndaj dhe Pëllumbi kërkon me ngulm një mjek specialist për hepatitin, me qëllim që motra e tij të mos vuajë. Sakaq, vetë Kimetja edhe pse nuk kupton shumë, fatkeqësisht dhimbjet i ndjen.

 

Për shkak të fizikut, ajo nuk mund t’i përballojë këto dhimbje andaj edhe shpesh ankohet, duke detyruar vëllain e saj të shkojë me të në krah dyerve të spitalit për të kërkuar ndihmë. / Panorama

 

 

Etiketa: elbasankimetetiroide


Ju sugjerojmë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
Aktualitet

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

27 Qershor, 2026 10:37 pm
Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
Kryesore

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

27 Qershor, 2026 10:19 pm
Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

27 Qershor, 2026 8:12 pm
Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër
Kryesore

Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër

27 Qershor, 2026 2:10 pm
Policia procedon penalisht 15 protestues
Kronikë

Policia procedon penalisht 15 protestues

27 Qershor, 2026 1:45 pm
Berisha pas vizitës në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike
Kryesore

Berisha pas vizitës në Berlin: Denoncova diktaturën autokratike

27 Qershor, 2026 12:55 pm
“Berisha n’burg”/ Kreu i PD-protestuesve: Slogane dhe klithma mjerane të…
Kryesore

“Berisha n’burg”/ Kreu i PD-protestuesve: Slogane dhe klithma mjerane të…

27 Qershor, 2026 12:50 pm
Tentoi të vriste vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
Kronikë

Tentoi të vriste vjehrrën, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

27 Qershor, 2026 10:55 am
Rama publikon pamjet e Muzeut të Lundrimit në Shkodër: Destinacion i ri kulturor
Aktualitet

Rama publikon pamjet e Muzeut të Lundrimit në Shkodër: Destinacion i ri kulturor

27 Qershor, 2026 8:54 am
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Bota

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

27 Qershor, 2026 8:18 am
Para
Surprizon Ronaldo tek Juventusi, shokët e skuadrës: Nuk e ndjekim dot

Surprizon Ronaldo tek Juventusi, shokët e skuadrës: Nuk e ndjekim dot

Një drekë në avion dhe mesazh në gjuhën shqipe, Dua Lipa drejt Prishtinës

Një drekë në avion dhe mesazh në gjuhën shqipe, Dua Lipa drejt Prishtinës

Kampioni botëror i atletikës humb jetën në aksident

Kampioni botëror i atletikës humb jetën në aksident
















TE FUNDIT

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
27 Qershor, 2026

Pas përfundimit të një serie fjalimesh në ditën e 28-të para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin e tyre të organizuar....

Lexo më shumë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
27 Qershor, 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nën presion pas muajsh protestash antiqeveritare, tha të shtunën se do të japë dorëheqjen brenda...

Lexo më shumë

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
27 Qershor, 2026

Ukraina njoftoi të shtunën se e ka kryer një sulm me rreze të gjatë veprimi gjatë natës ndaj një ndërtese...

Lexo më shumë

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
27 Qershor, 2026

Në ditën e 28-të të protestës qytetarët janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, si çdo ditë. Me pankarta në duar për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}