Autoritetet irlandeze kanë publikuar videon ku shfaqet autori i vrasjes së gazetares Lyra McKee në Irlandën e Veriut.
Në video shfaqen tre persona, ndërsa policia identifikoi nga pamjet njërin nga personat që mban në dorë një armë me të cilën mendohet të jetë kryer ekzekutimi i gazetares.
Gazetarja Lyra McKee u qëllua në kokë vetëm një javë më parë, gjatë trazirave në distriktin Creggan të Londonderit në Irlandën e Veriut.
McKee kishte postuar në median sociale foto të trazirave me diçiturën “Sonte në Deri… çmenduri e vërtetë”./ Opinion.al E.Xh.