Qyteti i Lushnjes është tronditur nga një vrasje me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kadri Gjystri” në Lushnje, ku 52-vjeçari Enver Boriçi është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda lokalit në pronësi të tij.
Viktima është gjetur i ulur në karrige pa shenja jete në lokal, dhe dyshohet se autori e ka kryer vrasjen brenda ambienteve në barit dhe më pas është larguar.
Personi i ekzekutuar njihej si ish-anëtar i ‘bandës së Lushnjes’ dhe një nga pistat e dyshuara për vrasjen e tij është hakmarrja. Boriçi ishte vëllai i Arben Boriçit një tjetër ish-anëtar i “Bandës së Lushnjes”, i cili aktualisht ndodhet në burg.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të vijuar hetimet e mëtejshme në zbardhjen e kësaj vrasje.
Lushnje Informacion paraprak
Sot rreth orës 07:45, në lagjen lagjen “Kadri Gjystri” Lushnje, në lokalin e tij është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi E.B, 52 vjeç. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje. /Opinion.al/