Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekzekutimi i ish-drejtorit të OSHEE, rrëfehet i plagosuri: Vrasja e Saimirit si nëpër filma

2016/09/13 at 8:44 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
OSHEE: Të zbardhet vrasja e punonjësit tonë. Policia: Identifikuam mjetin e autorëve

Gjergj Prenga, 50-vjeçari i cili mbeti i plagosur në atentatin që iu bë ish-kreut të OSHEE-së për Veriun, Saimir Jakut, rrëfen me detaje se çfarë ndodhi mëngjesin e së premtes në Rrëshen.


Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, ai tregon nga spitali se si arriti të shpëtojë, edhe pse ka marrë 4 plumba në trup. “Sa më kapën plumbat, unë jam shtrirë direkt. Jam ngritur kur dëgjova njërin që tha ‘e paskan vrarë edhe Gjergjin’. Kur u çova, pashë se Saimiri kishte vdekur”, – tha Prenga. Gjithashtu, 50-vjeçari tregon se me viktimën kishte një lidhje miqësie dhe se nuk ka qenë në dijeni të ndonjë konflikti që 33-vjeçari mund të ketë pasur.

Zoti Gjergji, si ndodhi ngjarja mëngjesin e së premtes kur ju mbetët i plagosur?

Isha ulur të pija një kafe me Saimirin. Unë atë e kam mik shtëpie. Vajza e xhaxhait tim dhe motra e tij janë kunata. Kisha shoqëri miqësore me të. Në momentin që unë dal nga agjencia ime, e cila ndodhet afër lokalit ku u ula me të, Saimiri ma bën me dorë ‘hajde ulu’. Shkova u ula. Në fillim i jam ulur afër dhe, për fatin tim, Saimiri më tha ‘merr një karrige dhe shtyu pak, mos më vagullo këtu’. Unë u ula pak më larg tij. Në tavolinë kishim edhe nipin e tij. Në atë kohë më ka marrë në telefon një miku im që të shkoja në Mal të Zi të bëja një transport me kamion. Në ato momente, më kanë ardhur dy plumba befas dhe më kanë kapur te krahu.

Ju keni qenë i ulur përballë rrugës nga erdhën autorët? I patë se kush ishin?

Unë kam qenë i ulur me kurriz. Nuk pashë asgjë. Në atë kohë, sa më kapën plumbat, unë jam shtrirë direkt. Dhe pasi mora dy plumba në krah, më ka ardhur një rikoshet në këmbë. Pasi jam shtrirë, më ka ardhur edhe një fishek te krahu tjetër, më kaloi anash. Unë nuk kam lëvizur më derisa pushoi komplet situata. Jam ngritur kur kam dëgjuar njërin që tha ‘e paskan vrarë edhe Gjergjin’. Kur u çova, pashë se Saimiri kishte vdekur.

Po gjatë kohës që ke qëndruar i shtirë në tokë, arrite të shihje dikë?

Jo, nuk munda të shihja asgjë. Dëgjoja vetëm të shtënat dhe ndjeva plumbat që më kapën mua. E gjithë ngjarja ndodhi në pak sekonda. Skena ishte si në filma. Unë as nuk pashë njeri fare e jo më t’i njihja.

Kur erdhën autorët, folën diçka apo qëlluan direkt me armë?

Nuk më kujtohet asgjë, sepse në ato momente nuk e kisha mendjen të dëgjoja se çfarë mund të flitej.

Kush ju çoi në spital?

Jam ngritur dhe kam ecur vetë, edhe pse isha i mpirë. Pastaj poshtë shtëpisë u dobësova pak dhe më morën qytetarët që më çuan në spital. Pastaj më sollën këtu në Tiranë. Këtu mora ndihmën mjekësore, ku dua të falënderoj edhe drejtorin e spitalit, Gjovalin Bushin si dhe të gjithë miqtë e mi që më kanë dhënë forcë.

Sa plumba ke marrë?

Unë kam marrë dy plumba këtu (tregon krahun e djathtë), një rikoshet në këmbë dhe një plumb në krahun tjetër. Kam marrë katër plumba. Deshi Zoti që unë sot jam gjallë në gjithë atë që ndodhi! Mbase edhe personi që ka qëlluar me armë nuk ka pasur punë me mua dhe më ka ruajtur, nuk më ka vrarë.Lokali ku ju ishit ulur është shumë pranë komisariatit të Rrëshenit. Nuk kishte efektivë policie aty?Nuk e kam pasur mendjen të shihja se kush ishte aty. Më mbrapa kam pyetur njerëzit se çfarë ndodhi.

Sa kohë kishe që ishe ulur me Saimirin?

Mund të kem ndenjur rreth 3 ose 4 minuta. Sepse doja të ikja, por rreziku më kapi.

 

Ju ka treguar Saimiri se për çfarë arsyeje ia kishin ndryshuar vendin e punës apo për ndonjë konflikt që ai mund të ketë pasur?

Nuk kam qenë në brendësi të asnjë lloj historie të tij. Sa herë që jam ulur me të, nuk e kam ditur kurrën e kurrës se ai mund të kishte probleme me ndonjë njeri. Të paktën unë personalisht. Ai ishte një tip që nuk tregonte gjë, nuk fliste me njeri fare. Kurrën e kurrës nuk më ka treguar asgjë. Dhe kurrën e kurrës unë nuk e di që ai mund të ketë pasur probleme. Madje, edhe kur më ka pyetur policia për ngjarjen, u kam thënë se jam shtrirë në moment dhe nuk po merrja vesh se çfarë po bëhej.Para një viti e gjysmë Saimirit i është bërë edhe një atentat tjetër. Keni pasur dijeni për këtë gjë?Jo, nuk kam pasur dijeni. Sepse unë kam punuar në rrugën Tiranë-Athinë dhe ka pasur raste që kam ndenjur edhe me ditë dhe net andej, e s’kam marrë vesh asgjë për të.

Disa muaj më parë, ish-kryeministri Sali Berisha ka shkruar një status në faqen e tij nj rrjetin social “Facebook” se Saimir Jaku ka qenë i dënuar në Itali për drogë…

Nuk di asnjë lloj historie dhe asnjë lloj gjëje

Etiketa: i plagosurirreshenVrasja


Ju sugjerojmë

“Oligarkët” e Teheranit, kush e qeveris realisht Iranin?
Bota

“Oligarkët” e Teheranit, kush e qeveris realisht Iranin?

13 Janar, 2026 5:30 pm
Përmbytjet, Balluku nga Fieri: Situata drejt përmirësimit
Aktualitet

Përmbytjet, Balluku nga Fieri: Situata drejt përmirësimit

13 Janar, 2026 5:06 pm
Von der Leyen: Shumë shpejt sanksione të reja ndaj Iranit
Bota

Von der Leyen: Shumë shpejt sanksione të reja ndaj Iranit

13 Janar, 2026 4:26 pm
I arrestuar me urdhër të SPAK për vrasje, arratiset nga spitali
Kronikë

Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit

13 Janar, 2026 3:48 pm
Publikohen pamjet e Altin Ndocit duke u arratisur nga Spitali i Durrësit
Kronikë

Publikohen pamjet e Altin Ndocit duke u arratisur nga Spitali i Durrësit

13 Janar, 2026 3:34 pm
Barinjtë nuk pranojnë të evakuohen, duan të qëndrojnë me lopët në zonën e përmbytur
Aktualitet

Barinjtë nuk pranojnë të evakuohen, duan të qëndrojnë me lopët në zonën e përmbytur

13 Janar, 2026 2:58 pm
Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati: Nuk kthehet, vetëm po të jetë i çmendur të vijë
Aktualitet

Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati: Nuk kthehet, vetëm po të jetë i çmendur të vijë

13 Janar, 2026 2:38 pm
Media iraniane: 12 mijë persona të vrarë gjatë protestave
Bota

Media iraniane: 12 mijë persona të vrarë gjatë protestave

13 Janar, 2026 2:21 pm
I burgosuri u arratis nga spitali i Durrësit,Drejtoria e Burgjeve: Po punojmë për…
Kronikë

U arratis nga spitali i Durrësit, kush është Altin Ndoci

13 Janar, 2026 2:10 pm
“Dua të shkoj pak në tualet”, si u arratis i burgosuri nga spitali
Kronikë

“Dua të shkoj pak në tualet”, si u arratis i burgosuri nga spitali

13 Janar, 2026 2:04 pm
Para
Ndeshjet e sotme/ Në darkë, fillon gara e madhe e futbollit Champions League

Ndeshjet e sotme/ Në darkë, fillon gara e madhe e futbollit Champions League

Horoskopi, 20 Dhjetor 2015

Horoskopi, 13 shtator

Terrori nuk është vetëm fushë veprimi e meshkujve

Terrori nuk është vetëm fushë veprimi e meshkujve
















TE FUNDIT

“Oligarkët” e Teheranit, kush e qeveris realisht Iranin?

“Oligarkët” e Teheranit, kush e qeveris realisht Iranin?
13 Janar, 2026

Pse Irani është sot skenë protestash dhe si shpjegohet fakti që, më pak se gjashtë muaj pas luftës dymbëdhjetëditore, qytetarët...

Lexo më shumë

Përmbytjet, Balluku nga Fieri: Situata drejt përmirësimit

Përmbytjet, Balluku nga Fieri: Situata drejt përmirësimit
13 Janar, 2026

Zv.kryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, është shprehur se ka një përmirësim të situatës së përmbytjeve...

Lexo më shumë

Von der Leyen: Shumë shpejt sanksione të reja ndaj Iranit

Von der Leyen: Shumë shpejt sanksione të reja ndaj Iranit
13 Janar, 2026

Bashkimi Evropian do të propozojë shumë shpejt sanksione të mëtejshme ndaj autoriteteve përgjegjëse për shtypjen e protestave antiqeveritare në Iran....

Lexo më shumë

Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit

I arrestuar me urdhër të SPAK për vrasje, arratiset nga spitali
13 Janar, 2026

Pas arratisjes nga spitali e Altin Ndocit është pezulluar zinxhiri komandues i burgut të Durrësit. Altin Ndoci, i paraburgosur për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com