Aktualitet

Ekzekutimi i Briken Sanajt tek Kodra e Diellit, rojet e njihnin me emër tjetër



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:14 - 31/10/22 |
Opi Nion

Një 39-vjeçar i identifikuar si Briken Sanaj ka mbetur i vrarë në orët e vona të së dielës, tek Kodra e Diellit, në Tiranë.

Sanaj, kishte më shumë se një vit që ishte rezident tek Kodra e Diellit. Nga të gjitha dokumentet që iu gjetën me vete, identiteti i viktimës rezulton Briken Sanaj, por nga rojet private të rezidencës ku jetonte, njihej si Anton Gjinaj.

Mësohet se, viktima pasi ka mbyllur makinën në garazh është takuar me 2-3 shokë të tij. Në këtë moment, nga një distancë e afërt është qëlluar me kallashnikov tri herë nga një makinë tip “Benz”. I riu u dërgua në spital, por pa shenja jete.

Ndërkohë, pak minuta pas ngjarjes, makina u gjet e djegur në zonën e Kasharit. Policia shoqëroi në komisariat disa persona, ndërsa po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas