Pas ekzekutimit të ambasadorit rus në Ankara, i cili u vra nga një ish polic i shkarkuar nga detyra pas tentativës së grushtit të shtetit në korrik, detaje te reja dalin në dritë.
Sipas agjencisë ‘Anadoly Agency’, gjatë ekzekutimit të ambasadorit Andrei Karlov nga autori i identifikuar si Mevlut Mert Altintas janë plagosur dhe 3 persona të tjerë, mes tyre një shtetase e lindur në Shqipëri, por që kishte nënshtetësi turke e cila është identifikuar si Lejla Gundogan.
Gjithashtu janë plagosur dhe Anastas Zimbirikali dhe Anil Deger të cilët janë dërguar të 3 në spitalin e Guven për të marrë trajtim mjekësor.
Autori u vra disa minuta më vonë pasi kreu ekzekutimin e ambasadorit rus gjatë një fjalimi në një galeri artesh në Ankara./BW