Aktualitet

Ekspertiza/ 3 të rinjtë e masakrës së Fushë-Krujës u qëlluan nga një armë e vetme



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:12 - 06/09/22 |
Opi Nion

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin e Fushë Krujës ku mbetën të vrarë tre të rinj.  Ora News bën me dije se Brilant Martinaj, djali i xhaxhait të biznesmenit Ervis Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha, janë ekzekutuar me një armë të vetme.

Hetuesit pas ekspertizës së 91 gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes dyshojnë se autori i krimit makabër mund të jetë një komando i stërvitur. Po ashtu nga ekzaminimi i gjurmës së kapsollave të gëzhojës, rezulton se ato kanë të njëjtën gjurmë goditëse nga gjilpëra e armës.

Ky detaj ka habitur hetuesit pasi sipas tyre taktikisht është e pamundur që një person i vetëm të ketë qëlluar 91 herë me një armë brenda një kohe të shkurtër. Ndërkohë, mendohet se autori ka ndërruar karikatorin disa herë.

Sakaq, hetimet e policisë janë përqëndruar në përplasjen mes familjeve Martinaj dhe Reçi në Laç, pasi që nga gushti i vitit 2019 e deri tani, ato janë përfshirë në një konflikt të shoqëruar me atentate të ndërsjellta.

Në atentatin mafioz të 17 korrikut të ndodhur në mbikalimin e Fushë Krujës dyshohet se kanë marrë pjesë më shumë se 4 persona. Në makinën tip “Passat” që autorët përdorën për ngjarjen dhe që u gjet e djegur pak kohë pasi kishte ndodhur krimi, policia sekuestroi tre armë, dy automatikë kallashnikov dhe një MP5.

Deri më tani, policia ka grumbulluar dëshmi dhe prova të tjera që vërtetojnë se makina tip “Passat” e autorëve ka qëndruar në vendin buzë rrugës nacionale Kamëz-Fushë Krujë dhe sapo ka parë mjetin ku lëvizte Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij, ka xhiruar gomat me shpejtësi duke e ndjekur pas.

Në vendin e mbikalimit, autorët parakaluan mjetin ku ndodheshin tre të rinjtë, të cilët u qëlluan për vdekje nga një armë e vetme.

Pas