Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekspertët të Departarmentit të Shtetit për Ukrainën, dëshmojnë në Kongres

2019/10/30 at 4:10 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ekspertët të Departarmentit të Shtetit për Ukrainën, dëshmojnë në Kongres

Dy ekspertë të Departamentit të Shtetit për Ukrainën pritet të dëshmojnë të mërkurën para anëtarëve të Kongresit, në hetimin për procesin e shkarkimit të Presidentit, një ditë pasi një oficer i ushtrisë, anëtar i personelit të Këshillit të Sigurimit të Shtëpisë së Bardhë tha se kishte qenë aq i shqetësuar që Presidenti Donald Trump kishte nxitur Ukrainën të hetonte kundërshtarët e tij politikë, saqë kishte njoftuar eprorët e tij.


Kolonel Lejtnant Alexander Vindman u tha komisioneve të Dhomës së Përfaqësuesve të martën se ai ishte një nga personat që kishte dëgjuar telefonatën e 25 korrikut të Presidentit Trump me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.

Më shqetësoi telefonata. Nuk e mendoja se ishte e rregullt t’i kërkosh një qeverie të huaj të hetojë një shtetas amerikan. Më shqetësonin pasojat që mund të kishte tek ndihmat amerikane për Ukrainën”, tha zoti Vindman.

Telefonata mes dy presidentëve ëshrtë në qendër të përpjekjeve të demokratëve të Dhomës së Përfaqësuesve për të ndërmarrë procesin e shkarkimit të zotit Trump, pasi i kishte kërkuar Kievit të hetonte akuzat se Ukraina ndërhyri në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016, në favor të demokratëve, si edhe korrupsionin e mundshëm të kandidatit demokrat për president Joe Biden dhe të birit të tij, Hunter, që punonte për një kompani ukrainase gazi.

Nuk kanë dalë të dhëna që të mbështesnin asnjë nga akuzat. Demokratët duan të dinë nëse zoti Trump kishte bllokuar 400 milionë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën, me kushtin që zoti Zelenskiy të binte dakord me hetimet.

T’i kërkosh një qeverie të huaj të ndërhyjë në zgjedhjet amerikane dhe të kërkosh diçka në këmbim të diçkaje tjetër, ose “quid pro quo”, janë shkelje që mund të justifikojnë procesin e shkarkimit.

“E dija se nëse Ukraina hetonte zotin Biden dhe të birin si dhe kompaninë Burisma, mund të interpretohej si manovër partiake dhe pa dyshim do të sillte si rezulat humbjen e mbështetjes dypartiake për Ukrainën. Kjo do të minonte interesat e sigurisë kombëtare për Amerikën”, shprehej zoti Vindman, eksperti kryesor për Ukrainën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në dëshminë e përgatitur.

“Ia transmetova disa shqetësime zyrtarëve të sigurisë kombëtare, bazuar në përvojën dhe përgatitjen time prej disa dekadash, ndjenjës së detyrës dhe detyrimit për të vepruar brenda hierarkisë”, tha ai.

Zoti Vindman është një imigrant ukrainas-amerikan, që është plagosur nga një bombë ndërsa shërbente me ushtrinë amerikane në Irak.

Që para se ai të dëshmonte zoti Vindman, presidenti Trump e shpërfilli në Twitter.

“Pse po dëshmojnë për telefonatën, njerëz për të cilët nuk kam dëgjuar kurrë? Thjesht lexoni transkriptin e telefonatës dhe loja e shkarkimit merr fund! Ukraina tha se nuk kishte pasur presion.”

Disa republikanë kritikuan komentet e tij fyese ndaj një ushtari amerikan.

Anëtarja republikane e Kongresit, Liz Cheney e quajti “të turpshme” të kritikohej pattriotizmi i zotit Vindman, ndërsa Senatori Mitt Romney tha se fjalët e zotit Trump ishin “absurde, të neveritshme dhe aspak tp vërteta”.

Zoti Trump e ka quajtur hetimin për procesin e shkarkimit të paligjshëm, pasi nuk është bërë një votim i gjithë Dhomës së Përfaqësuesve për ta kryer atë, megjithëse ligji nuk e kërkon një gjë të tillë. Shtëpia e Bardhë është ankuar se dëshmitë po mbahen me dyer të mbyllura, gjë që është një praktikë rutinë për çdo hetim të stilit të jurisë së madhe.

Për t’iu përgjigjur shqetësimeve republikane, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi do të mbajë një votim të enjten për një rezolutë ku detajohen rregullat e hetimit.

Kjo do t’i jepte qartësisht pakicës republikane mundësi të barabartë për të marrë në pyetje dëshmitarët, për të kërkuar dëshmi me shkrim dhe për të kërkuar zyrtarisht paraqitjen e dëshmitarëve dhe dokumentat.

Zonja Pelosi thotë se do që “të elimonojë çdo dyshim” për procesin./ Burimi: VOA



Ju sugjerojmë

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht
Kryesore

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht

15 Korrik, 2026 10:34 pm
Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë
Kronikë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

15 Korrik, 2026 9:29 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

Trump telefonon Netanyahun,i kërkon të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani

15 Korrik, 2026 6:36 pm
Pranoi armëpushimin? Ministrat kërcënojnë Netanjahun: Do të rrëzojmë qeverinë
Bota

Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

15 Korrik, 2026 5:32 pm
Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit
Kryesore

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

15 Korrik, 2026 5:27 pm
Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023
Bota

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

15 Korrik, 2026 4:32 pm
Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
Aktualitet

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

15 Korrik, 2026 2:48 pm
SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
Bota

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

15 Korrik, 2026 1:45 pm
Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Kryesore

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

15 Korrik, 2026 1:29 pm
Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
Kronikë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

15 Korrik, 2026 12:51 pm
Para
Armand Duka reagon për dhunën ndaj lojtarëve të rinj: E papranueshme

Armand Duka reagon për dhunën ndaj lojtarëve të rinj: E papranueshme

Nëna e Meghan Markle, mbështetja më e madhe për të

Nëna e Meghan Markle, mbështetja më e madhe për të

Dy ditë pa energji elektrike, këto janë zonat që preken në Tiranë

Përsëri ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë, zonat që preken
















TE FUNDIT

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht
15 Korrik, 2026

Kryedemokrati Sali Berisha sqaroi në një prononcim për mediat se kandidatët në garën e brendshme për strukturat drejtuese të PD...

Lexo më shumë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë
15 Korrik, 2026

Një makinë e Policisë Bashkiake në Vlorë ka përplasur një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen...

Lexo më shumë

Trump telefonon Netanyahun,i kërkon të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
15 Korrik, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi kryeministrit Benjamin Netanyahu gjatë një telefonate javën e kaluar të fillojë tërheqjen e trupave...

Lexo më shumë

Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

Pranoi armëpushimin? Ministrat kërcënojnë Netanjahun: Do të rrëzojmë qeverinë
15 Korrik, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit sot para Gjykatës së Qarkut të Kudsit ndërsa rifilluan procedurat në gjyqin e tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}