Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekspertët: Ndryshimet e klimës, Shqipëria rrezikohet  nga katastrofat natyrore 

2015/11/27 at 9:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ekspertët: Ndryshimet e klimës, Shqipëria rrezikohet  nga katastrofat natyrore 

Ndryshimet klimaterike po ndikojnë përherë e më shumë mbi natyrën dhe jetën e Shqipërisë vetëm 28 mijë kilometra katrorë në perëndim të gadishullit ballkanik, buzë deteve Adriatik dhe Jon dhe një popullsi rreth 3 milionë banorë.

Shkencëtarët vendas pohojnë se temperatura mesatare vjetore e saj është rritur mbi një gradë celcius vitin e fundit krahasuar me mesataren shumvjeçare.


Matjet tregojnë se këtu është dyfishuar numri i ditëve me temperaturë 20 gradë celcius dhe është trefishuar numri i netëve tropikale, krahasuar me mesataren shumëvjeçare.

Nga studimet ndërkombëtare, Shqipëria renditet në vendet me rrezikshmëri të lartë për dukuri ekstreme si përmbytjet, thatësirat dhe zjarret në pyje, por për shkencëtarët shqetësimi më i madh është se janë ulur në minimum rreshjet e dëborës dhe nuk ka më depozitim të saj në mjat e maleve.

“Vitet e fundit nuk janë më rreshje bore. Raporti i rreshjeve të borës me ato të shiut ka ndryshuar. Shumica janë rreshje shiu, më rrallë ka rreshje bore dhe në një sipërfaqe mbulimi më të vogël. Duke qenë se kjo digë e katrët virtuale nuk ekziston më, këto rreshje do të përfundojnë në rrjedhje sipërfaqësore në lumenj dhe në liqene, duke krijuar dhe situata përmbytjeje” – thotë Petrit Zorba i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Studiuesit pohojnë se këtë vit rreshjet e shiut janë sa gjysma e një viti më parë, janë shtuar ditët me thatësirë dhe tendenca e rreshjeve të shiut është në rënie. Ata shtojnë se ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike e rrezikojnë Shqipërinë nga ultësira perëndimore, sepse me ngritjen vetëm 5 cm e nivelit të detit aty përmbyten hapësira të mëdha toke, që janë afër zeros ose nën nivelin e tij. Shqipëria nuk ndikon në klimën e globit, por është duke pësuar nga veprimtaria e shteteve të tjerë.

“Pjesa e ultësirës tonë bregdetare është baraz ose pak më e ulët se niveli i detit. Pra, nëse deti ngrihet, jo me skenarët 100 cm, 50, apo 20, por edhe sikur të ngrihet me skenarin më minimal që po ndodh aktualisht me 5 cm, atëherë vija bregdetare hyn në thellësi të vendit deri në rrugën Lezhë – Mamuras dhe deri në rrugën Fier – Rrogozhinë – Durrës. Vendi ynë po e pëson atë që po ndodh sot në botë. Shqipëria është një vend i viktimizuar” – thotë eksperti dhe aktivisti i mjedisit Sazan Guri.

Shqipëria vlerësohet tani nga institutet ndërkombëtare si një vend i dekarbonizuar, për shkak të mbylljes së industrive të vjetra metalurgjike dhe mos shkarkimit të gazrave në atmosferë, por nga tjetër ajo ka dëmtuar pyjet e veta dhe nuk po kryen investime afatgjata në ruajtjen dhe zhvillimin e mjedisit të saj. Temperaturat vazhdojnë të mbeten 2 gradë celsius më të larta edhe tani në muajin nëntor, ndërsa rreshjet e zakonshme për stinën e vjeshtës ende janë larg mesatareve shumëvjeçare.

“Shqipëria ka një nivel rreshjesh 1200-1400 mm në vit. Në zona si Malësia e Madhe shkon 3500-4000 mm rreshje në vit. Në zona si Korça dhe Erseka rreshjet shkojnë 800-900 mm në vit. Këto kanë një shpërndarje jo të njëtrajtshme gjatë muajve të vitit. Periudha më me rreshje e vitit tregon një ulje të tyre, ndërkohë që në verë kemi një rritje të periudhës me thatësirë” – thotë z. Petrit Zorba.

Shqipëria ka nevojë urgjente për pyllëzimin e sipërfaqeve të zhveshura nga pemët gjatë dy dekadave të fundit dhe mbrojtjen e hapësirave pyjore ekzistuese nga zjarret. Studiuesit pohojnë se pyllëzimi do të mbrojë tokën nga gërryerjet masive të dherave. Sipas matjeve më të fundit, niveli i gërryerjeve të dheut nga shirat është rritur 12 herë; ka qenë 14 ton dhera për hektarë dhe ka shkuar 180 tonë dhera të gërryera për hektarë. Sipas ekspertit Sazan Guri,

“Gërryerja është 100 ton dhera për hektarë. Madje ka zona si juglindja, Erseka, Korça, Tomorri, Skrapari gërryerja arrin deri në 180 ton dhera për hektarë. Në kemi erodim edhe të tokave të sheshta bujqësore, edhe erodim të tokave të pjerrëta bujqësore për shkak të monokulturës, që kemi mbjellë në këto toka. Erozioni është në Shqipëri maksimal. Nuk ka vend në botë me këtë erozion; 100 ton dhera në vit nga 14 ton që është normalja; pra 8 herë më tepër së normalja”.

Shqipëria nuk është përdoruese e mirë e informacionit meteorologjik dhe hidrologjik dhe sipas studiuesve, zyrtarët dhe kompanitë e biznesit nënvlerësojnë të dhënat shkencore në projektet për të mbrojtur natyrën me plane afatgjata. Shkalla e përfitimit të Shqipërisë nga investimet në mjedis është një me tetë, ndërsa shumë shtete të tjerë nga një njësi investim nxjerrin njësi përfitim.

Ndërgjegjësimi i publikut shqiptar për rreziqet nga klima dhe mjedisi është ende i pakët, pohojnë studiuesit. Shumica e popullatës jeton nën minimumin jetik dhe ashtu, masivisht e varfër siguron mbijetesën duke dëmtuar rëndë natyrën përreth, dhe në tërësi ka një marrëdhënie të dhunshme e gati armiqësore me pasuritë natyrore të vendit./ VOA



Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
11 fakte që nuk i dini për filmat me pullë te kuqe!

11 fakte që nuk i dini për filmat me pullë te kuqe!

Njihuni me kuranin që kushton 5 milion dollarë.

Njihuni me kuranin që kushton 5 milion dollarë.

Masakra e Parisit/ Rikthehen Eagle of Death: Do të jemi të parët që do të këndojmë në Bataclan

Masakra e Parisit/ Rikthehen Eagle of Death: Do të jemi të parët që do të këndojmë në Bataclan

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com