Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Eksodi 1991/Ambasadori italian: Shqipëria për ne ishte e panjohur

2021/03/10 at 11:23 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Eksodi 1991/Ambasadori italian: Shqipëria për ne ishte e panjohur

Ndërsa janë mbushur 30 vite nga momenti i eksodit masiv të shqiptarëve drejt Italisë, imazhet e asaj periudhe kanë mbetur ende të gjalla në kujtesën e personave që i jetuan.


Në një intervistë në emisionin “Opinion”, Ambasadori Italian në Tiranë Fabrizio  Bucci, tha se ky fenomen i habiti italianët në atë kohë.

“Neve na bëri shumë përshtypje sepse Italia ka qenë gjithmonë, historikisht, një vend emigrantësh. Italianët, gjatë historisë së tyre, kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara, në Gjermani, në Argjentinë”, tha Ambasadori në intervistën me gazetarin Blendi Fevziu.

Ndër të tjera, Ambasadori u shpreh se shqiptarët tashmë janë krejtësisht të integruar në jetën italiane, ndërsa pohoi se sipas të dhënave të fundit, numri i sipërmarrjeve në pronësi të shtetasve shqiptarë në Itali është më i madh se 49 mijë.

Pjesë nga intervista

Bucci: Unë kujtoj … ndiqja studimet universitare dhe kujtoj atë verë…por kujtoj edhe në mars ato zbritje nga anijet dhe më bëri shumë përshtypje të shikoja këta njerëz që vinin tek ne.

Fevziu: A arrinte dot Italia të kuptonte çfarë po ndodhte në Shqipëri…çfarë ishin këto pamje nga portet italiane?

B: Ne si italianë u habitëm, le të themi nga shumë pikëpamje,…ndërkohë…të shihje gjithë ata njerëz të cilit vinin të gjithë bashkë tek ne, në mënyrë të papritur, me këto anije…nga një vend, i cili ndodhej kaq afër, si Shqipëria, që për ne, deri në ato momente ishte një vend shumë i panjohur sepse ishte një vend i mbyllur, nuk mund të dilje prej tij, nuk mund të shkoje në të, ishte shumë e vështirë të hyje në të, ishte, pra, pak Koreja e Veriut…

F: Nuk flitej shumë …

B: Nuk flitej shumë për Shqipërinë…pastaj, me rënien e regjimit komunist, në vitin 1990-91, këto ndryshime, hapja e kufijve e, më pas, papritur, të gjithë këta njerëz që vinin tek ne…por tek ne ndikoi edhe një tjetër arsye …

F: Ja kjo pamje është e pabesueshme…pamje shprese…

B: Është një pamje e fortë shprese sepse buzëqeshin…

F: Po, buzëqeshin…janë shumë të kënaqur që kanë mbërritur në bregun përballë…

B: Po, po, neve na bëri shumë përshtypje sepse Italia ka qenë gjithmonë, historikisht, një vend emigrantësh. Italianët, gjatë historisë së tyre, kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara, në Gjermani, në Argjentinë…dhe, pra, për herë të parë italianët panë që tashmë të tjerët po vinin tek ne, emigrantë vinin tek ne… ja, pra, kjo qe gjëja e parë e habitshme …

F: Kaq të shumtë…

B: Kaq të shumtë…dhe reagimi qe kaq i jashtëzakonshëm, nga një pikëpamje njerëzore, ngrohtësie, sepse tek këta emigrantë shqiptarë pamë veten tonë deri pak vite më parë, deri pak dekada më parë ishim ne…

F: Fati që kishin pasur italianët…

B: Saktë…prandaj edhe hapëm dyert…

F: Gjëja më interesante tani, Ambasador, është se tridhjetë vite më pas, pjesa më e madhe e atyre njerëzve, janë integruar tashmë në Itali por edhe në vendet e tjera evropiane ku kanë shkuar, por, veçanërisht në Itali. Sa i madh është komuniteti shqiptar në Itali?

B: Atëherë…shumë nga këta shqiptarë…janë integruar në Itali, kanë gjetur shtëpi, kanë gjetur një punë, kanë mësuar gjuhën italiane dhe duhet të them se janë të shumta, të shumta, historitë e suksesit, por edhe e jotja, në mënyrë të veçantë, është një histori suksesi. Aktualisht, në Itali, ndodhen rreth…numrin e saktë nuk e di askush… por, ligjërisht, aktualisht, në Itali jetojnë rreth 700 mijë shqiptarë.

F: Italia zë vendin e parë ndër vendet e huaja në të cilin jetojnë më shumë shqiptarë…

B: Po…është vendi në të cilin rreth 450 mijë shqiptarë janë të pajisur me leje qëndrimi, ndërsa të tjerët kanë shtetësi të dyfishtë, italiane dhe shqiptare…

F: Kanë shtetësi të dyfishtë, italiane dhe shqiptare…

B: Sepse ligji ynë lejon mbajtjen e dyshtetësisë, italiane dhe shqiptare…

F: Dhe janë të integruar mirë…

B: Dhe janë absolutisht të integruar, pak a shumë në çdo sektor…kam lexuar, vetëm pak ditë më parë, të dhënat e fundit të Fondacionit Leone Moressa…

F: Po…

B: Që studion kontributin e emigrantëve në ekonominë italiane..

F: Italiane…

B: Sipas të dhënave të fundit, numri i sipërmarrjeve në pronësi të shtetasve shqiptarë në Itali është më i madh se 49 mijë…

F: 49 mijë sipërmarrje me pronar shqiptar…

B: Duke përfshirë edhe personat fizikë, janë saktësisht 49 mijë e 700… dhe ajo çka është e rëndësishme është se gjatë vitit 2020, pra, në kulmin e pandemisë COVID…

F: Po…

B: Ky numër, krahasuar me vitin e mëparshëm, është rritur me 6%…

F: …Është rritur…

B: me 6% përgjatë vitit 2020, në kohën e COVID…dhe nga viti 2011 e deri më sot, pra, në më pak se 10 vite, numri i tyre është rritur me 35%…

 

Etiketa: ambasadori italianFabrizio Bucciopinion


Ju sugjerojmë

Plani i paqes që mund të ndryshojë fatin e Ukrainës, çfarë dihet deri më tani
Bota

Plani i paqes që mund të ndryshojë fatin e Ukrainës, çfarë dihet deri më tani

22 Nëntor, 2025 2:24 pm
Shuhet ikona e muzikës italiane, Ornella Vanoni
InstaBIZ

Shuhet ikona e muzikës italiane, Ornella Vanoni

22 Nëntor, 2025 1:31 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Çift i moshuar përfundon në spital, dhëndri i dha valium, më pas i vodhi shtëpinë

22 Nëntor, 2025 1:28 pm
Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë
Aktualitet

Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë

22 Nëntor, 2025 1:02 pm
Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje
Aktualitet

Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje

22 Nëntor, 2025 12:04 pm
Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum
Aktualitet

Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum

22 Nëntor, 2025 11:54 am
Osumi del nga shtrati, dëme të mëdha në banesa e bujqësi
Aktualitet

Osumi del nga shtrati, dëme të mëdha në banesa e bujqësi

22 Nëntor, 2025 11:06 am
Samiti i Zgjerimit të BE në Bruksel, do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama
Kryesore

Pezullimi i Ballukut,Rama citon ish-prokurorin amerikan: Drejtësia të jetë e pavarur

22 Nëntor, 2025 10:48 am
Ilir Meta për “Opinion”: Në burg kam takuar njerëz me më shumë karakter se në “korridoret” e politikës
Kronikë

Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga çështja, Gjykata e Lartë rrëzon Metën

22 Nëntor, 2025 10:40 am
Vjosa në pikën kritike, rrezikohen banesat në fshatin Fitore
Aktualitet

Vjosa në pikën kritike, rrezikohen banesat në fshatin Fitore

22 Nëntor, 2025 9:54 am
Para
Përgjimet e Ndranghetas, Ambasadori italian: Prokurorët janë duke punuar

Përgjimet e Ndranghetas, Ambasadori italian: Prokurorët janë duke punuar

Horoskopi, 17 dhjetor 2020

Horoskopi për ditën e sotme, 11 mars 2021

Parashikimi i motit, rriten temperaturat dhe…

Parashikimi i motit, 11 mars 2021
















TE FUNDIT

Plani i paqes që mund të ndryshojë fatin e Ukrainës, çfarë dihet deri më tani

Plani i paqes që mund të ndryshojë fatin e Ukrainës, çfarë dihet deri më tani
22 Nëntor, 2025

Drafti i planit të paqes SHBA-Rusi është publikuar gjerësisht dhe tani e dimë se ai propozon t’i dorëzojë ato zona...

Lexo më shumë

Shuhet ikona e muzikës italiane, Ornella Vanoni

Shuhet ikona e muzikës italiane, Ornella Vanoni
22 Nëntor, 2025

Këngëtarja e njohur italiane Ornella Vanoni ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare në banesën e saj në Milano, qyteti ku...

Lexo më shumë

Çift i moshuar përfundon në spital, dhëndri i dha valium, më pas i vodhi shtëpinë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
22 Nëntor, 2025

Një ngjarje e rëndë është zbardhur nga policia, e cila ka arrestuar një 36-vjeçar të dyshuar për intoksikimin e një...

Lexo më shumë

Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë

Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë
22 Nëntor, 2025

Pasi seanca u shty me dy orë, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është rikthyer në Gjykatën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com