Të gjithë lexuesit e letrave do të kenë në dorë një libër të ri nga shkrimtari dhe politikani i njohur, Ben Blushi.
Opinion.al ka siguruar kopertinën dhe titullin e tij që do të titullohet, “Letër një socialisti”. Ai do të jetë 120 faqe dhe pritet të dalë shumë shpejt në treg.
Ngjarjet e fundit në Partinë Socialiste, do të jenë në fokusin e këtij libri të ri të Ben Blushit. Ky do të jetë libri më i ri në treg pasi do të kushtojë vetëm 300 lekë.
Kujtojmë që libri i fundit i botuar nga Ben Blushi është “Kandidati”.